Politikani serb godet Vuçiqin: Manipulove me reagimin për Izrael

Lajme

Politikani serb godet Vuçiqin: Manipulove me reagimin për Izrael

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 20:48
Politikani serb, Boban Bogdanoviq

Politikani serb, Boban Bogdanoviq ka reaguar pas postimit të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuciq rreth sulmeve në Izrael.

Ai ka shkruar se Vuçiq ka manipuluar me reagimin e tij pasi i njëjti ka lënë jashtë përdorimit fjalën terrorizëm.

“Deklarata juaj është skandaloze dhe është në përputhje me sulmin e fundit terrorist në Kosovë!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Nuk po gjykoni, mos gënjeni, se me qëllim e keni lënë jashtë fjalën “terrorizëm”! Nëse do të ishit i sinqertë, deklarata juaj do të thonte: “Unë dënoj sulmet e tmerrshme TERRORIST ndaj Izraelit.” Deklarata juaj është skandaloze dhe është në përputhje me sulmin e fundit terrorist në Kosovë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat