Këshilli i Sigurimit sot debaton për heqjen e misioneve të OKB-së në botë, përfshirë edhe misionin e UNMIK-ut në Kosovë

Lajme

Këshilli i Sigurimit sot debaton për heqjen e misioneve të OKB-së në botë, përfshirë edhe misionin e UNMIK-ut në Kosovë

Nga: F.B Më: 30 qershor 2021 Në ora: 14:30
Ilustrim

KS i OKB-së mund të heq misionin e UNMIK-ut në Kosovë sepse nuk ka mjete për financimin e tij, shkruan “Informer”, nëse sot nuk miratohet buxheti, mund te ndalohen dhe hiqen 12 misione paqeruajtëse, ndër to edhe UNMIK-u ka konfirmuar drejtoresha e strategjisë në OKB Ketrin Polard, transmeton “Bota Sot”.

Asambleja e përgjithshme, nuk po arrin zë harmonizohet rreth miratimit të buxhetit prej 6 miliardë dollarë që do vlente deri me 30 qershor 2022, për këtë plani është që 12 misionet paqeruajtëse të OKB-së në nivel botëror ndër ta edhe UNMIK të mbyllet.

Polard përveç konfirmimit të situatës, ka shpreh shpresën se në fund të miratohet buxheti.

"U është këshilluar 12 misioneve të OKB-së shumica në Afrikë dhe Lindje të Afërme të ndërtojnë planet e jashtëzakonshme nëse nuk miratohet buxheti. Ne ende shpresojmë se vendet anëtare do përfundojnë konsultimet edhe të miratojnë buxhetin. Rreth afatit të fundit që është sot, sekretari i përgjithshëm mjetet mund të i shfrytëzojë për mbrojtjen e pasurisë së OKB-së dhe sigurimin e mbrojtjes së personelit dhe forcave paqeruajtëse ", tha ajo.

Tërheqja e misionit të OKB-së do sillte krizë të rregullimit ndërkombëtar dhe drejtësisë tërheq vërejtjen koloneli Veselin Shlivançanin.

"Nëse OKB nuk mundet për ndonjë arsye nuk mundet të respektoj rezolutën 1244, atëherë janë të obliguar të sigurohen kushtet që në rrugë paqësore të kthehet ushtria e Serbisë për ruajtjen e kufijve, doganave dhe mbarëvajtjes së kalimeve me vendet fqinje. Po ashtu duhet të sigurohen edhe pjesët tjera të përcaktuara në rezolutën 1244 që ka të bëjë me Serbinë. OKB duhet të siguroj kohë vendit tonë që me rrugë paqësore të marr obligimet. Është jologjike të mos respektohen marrëveshjet ndërkombëtare. Çfarë organizate është ajo nëse thotë “ne nuk kemi para dhe tërhiqemi”, kjo do të ishte mashtrim i madh dhe krizë e rregullimit ndërkombëtar ", thotë ai.

Profesori i sigurisë Miroslav Bjegoviç thekson se me këtë hap do shkelet rezoluta 1244, por ai është i bindur se Serbia nuk do lejoj këtë.

"Qëllimi i ShBA, NATO-së dhe KFOR-it është tërheqja e forcave të sigurisë nga territori i Kosovës dhe dorëzimi i kompetencave tek Ushtria e Kosovës, me çka do të shkelet rezoluta 1244. Serbia nuk guxon assesi të lejoj dhe nëse duhet do të sigurojë atë hapësirë me hyrjen e forcave të saj të sigurisë, duke respektuar rezolutën 1244 dhe në atë nuk duhet të ketë dyshime”, tha Bjegoviç.

Misioni i OKB në Kosovë (UNMIK) ka 380 punëtor, që është shumë më pak në raport me fillimin, kur kishte 15 mijë punonjës, kur erdhi UNMIK në Kosovë. Ky mision u vendos me rezolutën 1244 të KS që do ishte kompromis i ShBA dhe perëndimit me Rusinë.

Analisti Mishel Zubenica thotë se kjo do të nxiste pasoja të mëdha për sigurinë globale dhe diçka që nuk është menduar. Nisur nga rëndësia e kësaj teme, mendoj se nuk do lejohet OKB të mbetet pa fonde e buxhet dhe të rrezikohet krizë sigurie në këtë mjedis.

Gjenerali Bozhidar Deliç që ka komanduar brigadën e mekanizuar 549 të Ushtrisë së Jugosllavisë në konfliktin në Kosovë në vitin 1999, konsideron se nuk do ndodhë tërheqja e forcave të OKB-së, por bëhet fjalë për ri-shpërndarje të ndikimit politik.

"Kjo do të ishte kundër-produktive edhe dobësim i rolit dhe imazhit të OKB-së, që do sillte dëmtimin në pajime që duhet të ju paguhen vendeve, harxhimeve në transport në vendet pronare. Vështirë se përsëri do mund të vendosej sistemi ekzistues dhe kjo do kërkonte shumë kohë. Këtu kemi të bëjmë me ri-shpërndarje të ndikimit politik, ku me gjasë Kina kërkon më shumë ndikim se që kishte. Paratë gjithsesi nuk janë problem, por shkas për nxitje të krizës, sidoqoftë bëhet fjalë për rast të jashtëzakonshëm që nuk shihet në fillim. Kjo është lojë e të mëdhenjve dhe do ishte mirë të gjendet zgjidhja dhe besoj se do të gjendet”, tha Deliç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat