19 vjeçari vdes në një aksident në Kumanovë

Kumanova

19 vjeçari vdes në një aksident në Kumanovë

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 06:09
Foto ilustrim

Një 19 vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti, që ka ndodhur sot në rrugën Kumanovë – Likovë, konkretisht në fshatin Orizare.

Viktima është R.A, i cili në këtë rast ishte bashkëudhëtar.

Tutje thuhet se automjeti “Opel Zafira” i drejtuar nga R.A (21) nga fshati Nikushtak, Komuna e Likovës ka dalë nga rruga.

Ky i fundit ka marrë lëndime të rënda trupore dhe po trajtohet në Spitalin e Kumanovës.

“Inspektim është kryer nga ekipi inspektues nga SPN Kumanovë”, njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat