Filmi me aktorin nga Kosova thyen rekord shikueshmërie në Gjermani

Kultura

Filmi me aktorin nga Kosova thyen rekord shikueshmërie në Gjermani

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 11:01
Ilir Rexhepi

Filmi “Polici, vrasja dhe fëmija”, në të cilin aktori nga Kosova Ilir Rexhepi luan njërin prej roleve kryesore, pasi theu rekord me shikueshmëri duke u parë nga 5.4 milionë veta kur u transmetua në kanalin e njohur gjerman “ZDF”, do ta vazhdojë rrugëtimin nëpër botë.

I realizuar nën regji të Johannes Fabrick, filmi është prodhim i televizionit qendror publik dhe ka marrë vëmendje nga mediet e mirënjohura në Gjermani, të cilat kanë publikuar artikuj e kritika duke e vlerësuar nivelin e profesionalizmit të regjisorit.

“Sipas medieve të këtushme, filmi është mirëpritur jashtëzakonisht mirë nga audienca gjermanofolëse dhe ka arritur një popullaritet të madh, ngase bazohet në një ngjarje të vërtetë dhe prekëse familjare që kalon në mbrojtje të komisarit të policisë të quajtur ‘Benede’, që merret me viktimat e konflikteve familjare. Në veçanti mediet dhe kritika kanë shkruar për aktorët dhe interpretimin shumë të mirë të tyre, duke cituar se ‘aktorët kanë shkëlqyer në Film’”, ka thënë aktori Ilir Rexhepi, i cili në këtë film e ka një rol goxha sfidues. Filmi me titull origjinal “Der Polizist, der Mord und das Kind” (Polici, vrasja dhe fëmija) trajton ngjarje të vërtetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat