Mbahet premiera e filmit të ri Star Wars

Kultura

Mbahet premiera e filmit të ri Star Wars

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 12:35
Disa persona të veshur sikur personazhet e filmit Star Wars disa vite më parë.

Premiera e filmit Star Wars: The Last Jedi, është mbajtur me një ceremoni në Los Anxhelos, derisa shumë njerëz kanë shikuar aktorët e filmit në tepihun e kuq.

Kjo është premiera e serisë së tetë të Star Wars.

The Last Jedi do të fillojë të shfaqet për publikun më 15 dhjetor dhe pritet të jetë një prej krijimeve më fitimprurëse të këtij viti.

Ekspertët e industrisë filmike kanë parashikuar që vetëm në vikendin e parë, shifrat e fitimeve të arrijnë në 200 milionë dollarë. Filmi i parë Star Wars është realizuar më 1977.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat