Ndahet nga jeta shkrimtari dhe studiuesi, profesor Betim Muço

Kultura

Ndahet nga jeta shkrimtari dhe studiuesi, profesor Betim Muço

Më: 16 janar 2015 Në ora: 12:40

Betim Muço, studiues dhe shkrimtar është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare. Muço studioi për muzikë në Universitetin e Tiranës. Punoi fillimisht si mësues në Krujë.

Nga 1974 deri në 2001 punoi si sizmolog në Institutin e Sizmologjisë të Akademisë së Shkencave në Tiranë, ku fitoi gradat Kandidat i Shkencave dhe Doktor i Shkencave e më pas titullin Profesor.

Veç krijimtarisë letrare origjinale dhe publicistikës ka përkthyer në shqip një sërë autorësh si Grin, Bellou, Mishima, Munro, Xhojs e Nabokov. Ai ka shkruar disa vepra letrare dhe studimore si “Rrugëve të atdheut (1967)”, “Ekuinokset”, “Tempujt e mosharrimit”, “Karusel”, “Rrefenjat e Hamburgut (2007)”, “Bumerang (2009”, "Etyde" 1972, "Kokrra gruri" 1978, "Ditlindja e kenges" 1983, "Ne udhen time" 1988, "Endrrat e femijeve" (vjersha për femije) 1989, "Hiroshima jashte meje" 1995.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat