Dimër e verë
Udhëtonte n' mes dy bjeshkëve
Nga t' dyja anët
Bisedonin gurë e dru
Çuditeshin me këtë njeri
I cili nuk e ndalte rrugën
N ‘këtë dimër t' acartë
Furtuna mbyste njerëz
Kur e pyetën
Se ku shkonte
Përgjigjja e tij që e shkurtër
Atje ku për dritë
Më shumë
Se për gjithë çka tjetër ka nevojë.
Ky njëri emrin e kishte mësues
Udhëtonte dimër e verë
N ‘borë edhe shi
Për t ‘përhapur dritë
N ‘një fshat t ‘largët
Atje ku analfabetizmi
Kishte lëshuar rrënjë
Dhe duhej luftuar
Si njëra ndër më t ‘këqijat
E kombit tonë.
Për t'ia trasuar rrugën
Se kah duhej
T'ia mbajë
Atje ku e ka vendin
Dhe e meriton
Atje n ‘familjen e kombeve
Më t ‘emancipuara n ‘Botë.