Në Koshare,
Mes atyre kodrave,
Me përplot gjelbrim,
Ishte kompleksi me varre!
Të dëshmorëve,
atyre djemve të ri,
që në moshë të re,
kishin dhënë jetën për liri!
Datëlindjet e tyre,
ishin të viteve: 74 , 75, 78,
80, 82 mu n'lulen e rinisë
u flijuan për te shtrejtën liri!
Në mesin e tyre ishin,
Dy varre afër njëra- tjetrës,
Të komandantit Agim Ramadanit
e Salih Çekut që jetën,
ia falen atdheut!
Sali Çeku,kryetar i LDK-,
në Gjermani, i tha Komandantit,
Suprem dr. Ibrahim Rugovës,
kur të fillon lufta,
do të kthehem n' atdhe,
për mbrojtjen e pragut të shtëpisë!
Tash në atë vend
të bukur qëndrojnë n' varre,
trupat e dy legjendave,
Agim Ramadanit e Salih Çekut,
qê thyen kufirin shqiptaro- shqiptar
dhe lirinë ia sollën vatanit!