Ditët e fundit të muajit korrik në Kosovë po shënojnë sukses në fushën e kulturës dhe artit.
Ceremonia hapëse e ekspozitës “A thua ëndërr ishe ti”, ka hapur edicionin e katërt të Festivalit Ndërkombëtarë të Operës Rame Lahaj, ku arti pamorë dhe ai muzikorë bëhen një.
Në këtë ekspozitë janë shfaqur kryevepra nga Rasim Merlaku, vepra të artistëve më të mirë të Kosovës, një pjesë e të cilëve nuk janë tashmë në mesin tonë. Inspirimi i titullit të ekspozitës është marrë nga kënga e grupit të njohur Minatori “A thua ëndërr ishe ti” i cili ndërlidhet me simbolikën dhe poetikën që ka kjo ekspozitë.
Karakteristikat e veçanta të kësaj ekspozite këtë vit janë simbolet e fshehta të emocioneve si nostalgjia dhe dashuria.
Se kjo ekspozitë është një hap drejt zhvillimit të tregut të artit në Kosovë e thotë kuratorja e ekspozitës, Arta Agani.
Agani, ka thënë për KP se ekspozita është shumë me rëndësi për vendin dhe audiencën pas sipas saj është rast i rrallë kur arti muzikorë dhe pamorë bëhen një.
Agani: Është shumë me rëndësi për vendin tonë, rast i rrallë përzierja e artit pamorë dhe muzikorë
“Kjo është hera e dytë që hapet ekspozita në kuadër të festivalit Rame Lahaj, Festivali Ndërkombëtarë të Operës. Për neve është shumë me rëndësi, për vendin tonë në përgjithësi, për audiencën tonë sepse është një rast që përzihen arti muzikorë me artin pamorë e që është rast mjaft i rrallë... Për mua personalisht artet duhet të shkrihen në një rang tjetër dhe ato janë drejtimet në të cilat po shkon bota sot”, ka thënë Agani.
Sipas saj, ekspozita do të shënoj histori për artin e Kosovës, pasi që është hera e parë që ekspozohet një koleksion privat.
Agani: Do të shënoj në njëfarë forme histori
“Mendoj që do të shënoj në njëfarë forme histori, se është hera e parë që ekspozohet një koleksion privat mjaft signifikant, prej gati 500 veprash prej të cilave janë përzgjedhur “kremi”, që mendoj se do ta nxit tregun e artit në Kosovë, i cili është ekzistencë por në përmasa shumë të vogla, mund të themi edhe nonekzistencë”, është shprehur ajo.
Përveç se janë vepra të tetë artistëve të njohur, prej të cilëve shumica nuk janë më në mesin tonë, veprat e tyre rikthehen me një pikëpamje më ndryshe.
Agani: Është një rikthim në veprat e tyre me një pikëpamje paksa ndryshe
“Shumica prej tyre më nuk janë në mesin tonë, shembull profesor Rexhep Ferri ka ndërruar jetë para dy tre muaj dhe është një rikthim në veprat e tyre me një pikëpamje paksa ndryshe, sepse në këtë koncept në mënyrën se si janë të radhitura veprat në këtë ekspozitë, janë referuar simboleve të fshehta të emocioneve si nostalgjia, dashuria e të tjera. Nëse i shohim me atë pikëpamje, atëherë kemi me pa një ndërlidhje në mes të të gjitha këtyre veprave të cilat në shikim të parë janë shumë të ndryshme... Titulli i ekspozitës është lidhur shumë me simbolikën dhe poetikën që e ka kjo ekspozitë jo vetëm titulli por edhe teksti”, ka shtuar ajo.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun nga data 22 korrik deri më 31 korrik nga ora 12:00 deri 19:00. Ndërsa koncerti i operës do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.