Thanë luftuam për liri
Pas çlirimit
U pasuruan aq shumë
Kosovës ia morën
Tokën më t' mirë për veti
I shitën e i stërshitën
Tokat e Kosovës
Duke u shndërruar n' kullakë
Edhe pse para lufte
Nuk kishin as opinga
Për t' mbathur.
T' tillët edhe sot
Nuk lënë gurë pa rrokullisur
Për t'ju kthyer
Pushtetit përsëri
Jo për t'i ndihmuar qytetarët
As për ta forcuar shtetin
Por për t'ia rrëmbyer
Resurset e Kosovës për veti
Siq vepruan atëherë
Kur qytetarët ia besuan pushtetin.