Brenda vetës beson ajo!
Jashtë është një akull!
Brenda vetës beson në dashuri ajo, dhe se dashuria ekziston!
Beson se meriton të dashurohet!
Por nga jashtë është e ftohët, dhe kthehet mbrapa sikurse dashuria nuk ekziston!
Ajo brenda vetës mundet t'i numëroj mijra arsye për të jetuar!
Por nga jashtë ajo kthehet sikur nuk ka vlerë!
Mundohet brenda vetës ta gjej një arsye për ta mbajtur gjallë!
Ajo është e heshtur në vete gjatë gjithë kohës, por sytë e saj flasin shumë!
Ajo në këtë menyrë mundohet ta mbrojë vetën nga brishtesia e zemrës saj të butë, nga kjo botë mizore…