Festivali i Gastronomisë në Gjakovë

Kultura

Festivali i Gastronomisë në Gjakovë

Më: 18 korrik 2024 Në ora: 08:07
Foto ilustrim

Këtë vit për herë të parë në Gjakovë do të nis sot Festivali i Gastronomisë.

Nga data 18 deri më 21 korrik, shijet e mrekullueshme që do të mbushin qytetin, pasi ku kuzhina më e mirë vendore dhe ndërkombëtare do të jetë kryefjala e çdo momenti.

“Në këtë festival, do të keni mundësinë të shijoni ushqimet më të shijshme dhe të përgatitura me kujdes nga kuzhinierët më të mirë të vendit. Nga ushqimet tradicionale shqiptare deri tek delikatesat ndërkombëtare, çdo kafshatë do të jetë një përvojë unike për ju. Por, Festivali i Gastronomisë në Gjakovë nuk është vetëm për ushqimin. Ndër të tjera, aty do të ketë një program fantastik muzikor që do t'iu shoqërojë gjatë gjithë festivalit. Gjithashtu, pjesë e festivalit janë edhe lojëra dhe argëtime për të gjithë familjen.

Gjakova Gastronomy Festival organizohet në partneritet me Komunën e Gjakovës, e cila ka dhënë mbështetje të madhe për realizimin e kësaj ngjarje të veçantë. Falë bashkëpunimit të ngushtë me komunën, ne kemi mundur të sjellim një program të pasur dhe të larmishëm për të gjithë vizitorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat