​573 vite nga dasma e Skënderbeut, ceremonia risillet në kishën e Shën Mërisë në Vaun e Dejës

Kultura

​573 vite nga dasma e Skënderbeut, ceremonia risillet në kishën e Shën Mërisë në Vaun e Dejës

Më: 17 korrik 2024 Në ora: 15:09
Foto nga vendi i ngjarjes

Në kishën e Shën Mërisë në Vaun e Dejës, ku mendohet se 573 vite me parë mund të jetë celebruar martesa e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, u riinskenua sërish dasma e tyre.

Dhjetëra dasmorë e princër nga e gjithë Shqipëria, pritën ardhjen e Gjergj Kastriotit dhe Donikës.

Për organizatoret dhe studiuesit, riinskenimi i kësaj dasme dhe i historisë tonë, mund të jetë fillimi i një turizmi kulturor me shume vlera.

Kisha e Shën Mërisë ishte një nder kishat me të veçanta në vendin tonë dhe me vlera historike deri në vitin 1969 që u hodh në ere me dinamit, nga regjimi komunist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat