Çeku: Mbrojmë të kaluarën, sigurojmë të ardhmen

Kultura

Çeku: Mbrojmë të kaluarën, sigurojmë të ardhmen

Më: 16 korrik 2024 Në ora: 21:45
Foto ilustrim

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se ka nisur restaurimi i shtëpisë dhe odës së Haxhi Ahmetit në Remnik të Vitisë.

Çeku tha se ishte ndërtuar në shekullin e 19-të.

Ai theksoi se ky objekt është shembull autentik i shtëpive të banimit të asaj periudhe.

“Asete të tilla janë vlerë e shtuar e vendit tonë dhe pasqyrë e trashëgimisë sonë të pasur kulturore”, tha Çeku.

“Mbrojmë të kaluarën, sigurojmë të ardhmen”, shtoi i pari i MKRS-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat