Aforizma

Kultura

Aforizma

Nga: Dedë Preqi Më: 16 korrik 2024 Në ora: 14:27
Dedë Preqi

Ai i cili u dorëzohet emocioneve është humbës dhe i mundur.

Ata që e njohin vetëvetën, nuk gjykojnë fare që të njihen.

Ai që shikon vetëm zi, nuk mendon se ekziston edhe e bardha.

Beteja më e fortë e njeriut është për ta formuar vetëvetën e tij.

Buzëqeshja është mëlmesa më e preferuar e dashurisë njerëzore.

Bukuria të mahnit, por nga njëherë edhe të korit.

Besimi në padrejtësi është një tragjedi e pa parë.

Çë të harrohen veset e këqija duhet bërë me mija përpjekje.

Ç’armatimi është fshirja e urrejtjes nga një zemërim i rastit.

Çdo njeri e ka në ndërdije një tip të veqantë që e tërheq pas vetës.

Çdo rrugë është vetëm njëra nga drejtimet që ka njeriu në jetën e vet.

Njeriu sipas natyrës është qenje e raportit dhe dialogut me njëri-tjetrin.

Njeriu pa liri shkatërrohet nga indiferenca reciproke, ose merr ngjyrimin e skllavërisë së vet.

Njeriut nuk i mjafton një synim, apo një arritje në jetën e tij.

Njeriu pa arsye dashuron dhe urrenë me tiparin e vet.

Njeriu i dëgjuar e dëgjon një fjalë dhe i kupton dy të tjera, të cilat i zbërthenë në grimca.

Njeriu mundet të tjetërsohet edhe nga përvoja me vetëvetën, duke lënë të hapur rrugët tjera.

Njeriu i sinqertë e përjeton tjetrin si banor të denjë në shpirtin e vet.

Njeriu ia humbë vetës baraspeshën kur ngarkohet me frustrime të lloj-llojshme.

Njeriu i menqur nuk e kishte kostruktuar bombën atomike, e cila do urrehet përherë.

Njeriu shikon dhe vështron më mirë vetëm me zemër, e cila është peshorja më ekzakte.

Njeriu kur kalon në një moshë e përjeton ankthin e dyshimit dhe frikës.

Njeriu me arsye të shëndoshë ka aftësi ta mbajë qëndrimin kritik ndaj të shëmtuarës.

Njeriu i bukur shpeshherë është egoist i dalluar dhe duket i vetëmjaftueshëm.

Njeriu i thjeshtë i ka veqoritë e bukura, të cilat ia dallojnë tiparet fisnike.

Njeriu është fryt i butë dhe i egër, por është fryti më i dobïshëm i botës.

Njeriu lind i pa dashuruar, këtë art e mëson gjatë jetës së vet.

Nëse arrijmë ti përngjajmë dikujna, prapë jemi përsoni i dytë.

Nëse fillon me loz me jetën, herëdo kurdo jeta fillon me lozë me ty.

Në burg vlerësohet liria, dhe merr formën e një përgjegjësie për ekzistencë.

Nëse e përdor arsyen e zbulon rrugën e zemrës, e cila do na diktojë kahen.

Nëse i jep hapësirë zemërimit në vete, do të bëhët terr dhe nuk sheh më tej.

Nëse ka diçka që nuk na siguron, janë pikërisht kompanitë e sigurimëve.

Nuk ka njeri që në vete, nuk e ka një bagazh të marrive sekrete.

Dashuria nuk pyet nëse je i vonuar, ajo e ruan brenda sekretin e vet.

Dashuria është urë në mes jetës, që na lidh e bashkon me botën.

Dashuria është dhurata më e shtrenjtë që dhurohet dhe pranohet.

Dashuria dhe sinqeriteti janë dy segmente të rëndësishme të jetës.

Dashuria fizike dhe shpirtërore janë dy nyje të lidhura me njëra-tjetren.

Dashuria është emocion që shpërthen pa u përgaditur fare.

Dashuria njerëzore ia jep kuptimin jetës, pastaj jeta ka kuptim.

Dashuria e të papjekurve është një mashtrim i bukur, që do vërehet shumë shpejt.

Dashuria nuk i plotëson vetëm kënaqësitë e epshit, por ka edhe veqoritë tjera.

Dashuria e fisnikëruar nuk mvarët nga pornografia erotike.

Dashuria e vërtetë nuk lind me porosi dhe blehet më lek.

Dashuria është një kopsht i butë, por nganjëherë edhe bëhët xhungël.

Dashuria e parë është ëndërra për veprime që lidhët me jetën e përsonit.

Dashuria është rrugë me dy kahe, vjen dhe shkon në drejtim të kundërt.

Dashuria është një kopsht që nuk mund të ndërtohet pa njëri-tjetrin.

Dashuria që i bashkon dy njerëz është rrezulltat i jetës në qift.

Dashuria nuk ka moshë dhe kohë të caktuar që kërkon përvojë.

Dashuria e vërtetë mund të jetë edhe e pa mëshirshme, e cila të sfidon.

Dyshimi i mbulon shpeshherë pamjet e bukura dhe imazhin e vërtetë.

Disa njerëz më lehtë i derdhin thellësitë e mendimëve në letër se sa me gojë.

Dy të dashuruar duhen atëherë kur janë të aftë të jetojnë edhe pa njëri-tjetrin.

Dyshimet janë hapësira ku çfaqet mosbesimi në një rreth të ngushtë dhe të gjërë.

Durimi të bënë nganjëherë të vërbuar, por të kalon edhe një hap më tej.

Disa herë modat e shëmtojnë bukurinë, duke e zbuluar shëmtinë.

Dështimet janë tendenca për të vepruar ndonjëherë edhe gabimisht.

Durimi të ndihmon shumë për të qenë dikur i përgëdhelur dhe i përafruar.

E thënmja dhe e bëra qëndrojnë largë njëra-tjetrës, dhe kanë dallim.

Ekzistojnë shumë rrugë që nuk të shpiejnë askund dhe nuk kanë asnjë kahe.

Errësira dëbohet atëherë kur drita mbretëron dhe e mund errësirën.

Edukata e njeriut formohet me provimin e ndjenjave dhe me përjetime.

Është nënvlerë nëse thuani se diçka është e pamundur të bëhët.

Ëndërrat e mrekullueshme shuhen shpejtë dhe harrohen shpejtë.

Edukata është buka e shpirtit që e ushqenë dhe e mbanë njeriun të shëndetshëm.

Edhe paqëja i ka trimat e vet në kohën e lirisë, që dallohen në ruajtjen e saj.

Imenquri i heshtë mendimet e marra, të cilat i tejkalon përmes interpretimesh pajtuese.

Ironija të plak, e qeshura të rinon më shumë se pak.

Imagjinata mundet ta pasuroj e zbukuroj dashurinë, por jo të jetë thëmeli i saj.

Imagjinata e prek sferën e procesit mendor për ti krijuar idetë, që shkakëtojnë efekte.

Fjalët e urta janë shkëndija që vezullojnë në tablot e vëzhgimit njerëzor.

Frika dhe shqetësimi e dëmtojnë krijimin e përsonalitetit te fëmija.

Fama e madhe është si helmi që mirret me doza të pa kontrolluara.

Frika është gjendja që rrjedh prej vetëdijës dhe largohet nga pavetëdija.

Falenderoje mikun para se të vdes, sepse atëherë ai nuk i dëgjon fjalët tua.

Forca e brendshme e njeriut mundet ta ngrisë formën e jashtme të tij.

Fatin që të lidh mos e shiko dhe konsidero si frikë, por si dashuri.

Faza që quhet poburtet, është koha kur i riu e kristalizon identitetin e vet.

Frytet e pakënaqësisë janë shqetësimi dhe frustrimi i vetë njeriut.

Përshtypjet janë tinguj që përsëritën shpesh në trurin e njeriut.

Padituria është tragjedia që lidhët me botën e fanatizmit njerëzor.

Prindërit e arsyeshëm i ndihmojnë fëmijët në forcimin e vetëdijës.

Pikparjet e shëmtuara nuk shikohen nga pamja e jashtme.

Përsoni labil shkon prej një ekstremi në ekstremin tjetër.

Poezia është burim i pa shterrshëm i ndjenjave emocionale të njeriut.

Përt ta gjetë vetëvetën, më lehtë kërko te vetëvetja, duke e vërtetuar se je vetëvetja.

Prindi i pandërgjegjshëm është modeli i çoroditur që do e kopjon edhe fëmija.

Partitë i ndajnë njerëzit në të majtë dhe të djathtë dhe anasjelltas.

Pasojat e të dehurit dalin vet në sipërfaqe, duke i thyer rregullat.

Princi, apo princesha në kalin e bardhë e kanë edhe anën tjetër të zezë.

Po nuk pate qetësi brenda vetës, nuk je e mira as e njërës dhe as e tjetres.

Përsonifikimi i djallit paraqet frikën te njerëzit, e cila është pjellë e vetë njeriut.

Pasivitetin më të madh e paraqesin njerëzit e fjetur dhe simulant.

Kush e flinë mëngjesin do e humb kohën më të ëmbël të jetës së vet.

Kënaqësitë e çastit ndonjëherë e prishin edhe tërë ardhmërinë e jetës.

Karburanti kryesor i njeriut do të ishte ndër të tjera edhe ndërgjegja.

Kritika pa autokritikë është hipokrizi, e ndonjëherë është edhe imazh i përhumbjes.

Kush kalëron para të gjithëve do mbetët edhe pa shokë.

Kryelartësia është edhe marrëzi, e nganjëherë formë kryeneqe.

Koha nuk e mbytë njeriun, ai e mbytë vetëvetën dhe kohën.

Kultura është modeli i një shoqërie njerëzore me të cilën jeton gjatë.

Kurora e martesës është dekorata e dashurisë dhe besimit bashkëshortorë.

Kafenetë janë vende tërheqëse ku çmenduria shitet me shishe.

Miku i mirë të do edhe atëherë kur i njeh të metat dhe veset që i ke.

Mirësia që u bënë të tjerëve, nuk do kthehet menjëherë por është në favorin tënd.

Është e pa mundur të mos gaboni, por edhe njëqind herë falje mos kërkoni.

Mos e fillo asnjëherë ditën e sotme me zhurmën e djeshme.

Mos u trego aq shumë i zgjuar, por edhe jo aq i marrë.

Mekanizmi i xhelozisë njerëzore ka karakter mendor.

Miqësia e vërtetë njerëzore e kushtëzon dashurinë e sinqertë.

Mbushja që nuk ka kapak, ka gjasa me pëlcitë në bark.

Madhështinë ta jep formësimi, që kurrsesi nuk mund t’ia arrishë fundin.

Gomarin e ngarkuar plot me argjend, përsëri do e thërrasin gomar.

Jeta e njeriut i ka ligjet e veta dhe vet i keqpërdor kundra vetëvetës.

Jeta e ngarkuar me paragjykime, nuk është jetë praktike, por mekanike.

Sëcili njeri dëshiron të jetë i lumtur, por jeta është e mbushur me kriza.

Sa herë që ndalësh me shikue mbrapa, diçka si hije të ndjek me hapa.

Lotët shfrytëzohen jo vetëm në momentet kritike.

Lumturia e përhershme nuk ka shkaqe, që shërbejnë si hajmali.

Lavdërimet vdesin menjëherë sepse shpejt u humb përmbajtja.

Shpresat te njeriu sjellin rindezjen e imagjinatës për të vazhduar mëtutje…

Shoqëria mekanike i pjeston njerëzit me masën e prodhimit.

Të moshuarit janë si makinat e vjetra, që punojnë pa limit.

Teprica që merr është fati i një tjetri, i cili pret në rend.

Të tallesh me pleqërinë është krim, që nuk i falet asnjërit.

Thelbin e jetës e merr nga tradita familjare dhe rregullat e saj.

Thashethënmet janë zingjirët më të përfolur që i mbanë sëcili në qafë.

Vetmia është përvojë e hidhur që përjeton njeriu ndonjëherë pa arsye.

Vetmia nganjëherë është shkretirë që lulëzon aty ku se mendon.

Vetmia është më e mirë se shoku i keq e për dreq.

Vetmia nuk shërohet përmes shoqërimit me të tjerët dhe anasjelltas.

Vetëm kur të thërrasin, e din cili je me domethënjën e thirrjes.

Vajzat dhe xhamat janë të ngjajshme, kur krisen nuk riparohen pa u shkri.

Vdekja në qenësi nuk është tragjedi, nëse për së gjalli nuk vdes më herët.

Vuajtja dhe mjerimi ia humbin kuptimin jetës dhe e veshin me një pamje identike.

Vitët e rinisë janë shumë pak dhe ikin shpejtë, duke lënë gjurmë.

Varfëria hynë nga dera e parë, dashuria del nga dritarja e dytë.

Gjuha është instrumenti i të folurit të njeriut, që tingëllon edhe pa dashur.

Gjërat e mbrapshta i rrinë krenar sinqeritetit dhe para hundëve.

Gjuha e mrekullueshme ka kalori me fjalët melodike dhe simpatike.

Gjuhën e ndytë mbaje nën sundimin tënd, nëse mundesh cungoje.

Zemërimi i të dashuruarëve është sikur shiu i pranverës, që vjen rrëbesh.

Zanati i shpiunit është shpërdorimi i fakteve që i shet sekretët e miqve të vet.

Xhelozia është armiku i parë i jetës së njeriut, që pret para dere.

Xhelozia është edhe armik i dashurisë, që ia shkatërron hapat mu në lulëzimin e saj.

Dhurata më e çmuashme e njeriut është kërkimfalja e sinqertë.

Dhuratat e vogla e kanë gëzimin e madh dhe çmimin e pa logaritshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat