Edhe pse je rritur
dhe je bërë burrë
për ty më dhembë zemra
edhe kur jam n' gjum .
T' kam rritur me vështirësi
Ishin kohë t' vështira
për veç veshmbathjes
na mungonte edhe buka
n' çdo hap t' jetës
na shoqëronte vuajtja.
Sa herë binim për t' fjetur
dëgjoja klithjet tuaja
babë dua bukë.
nuk mund t' fle
barkun e kam t' unt.
Kam punuar punë t' rënda
s'kam fjetur natë as ditë
për t' mbajtur si fëmijë
gjersa t' kam rritur..
Tani unë jam plak
M' kanë lënë sy e këmbë
Ateherë kur më s' shumti
kam nevojë për ndihmën tuaj.
Ike, ike e me le vet
n'kushte shumë t'rënda
pa ndihmën e askujt