Pamje e lindjes së Diellit nga Bukoviku

Kultura

Pamje e lindjes së Diellit nga Bukoviku

Nga: Vehbi Bislimi Më: 15 korrik 2024 Në ora: 14:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Katundi Bukovik ( Bukanik) gjendet në anën lindore të komunës së Gjilanit, 10 km larg Gjilanit.

Katundi është i ndërtuar në lugun e kodrinës së Bukovikut në një lartësi mbidetare rreth 700-800 m.

Maja më e lartë është

817 m lartësi mbidetare (në arën e Vebijes).

Ka klimë mesatare kontinentale. Kodra ku shtrihet Bukoviku (në perëndim të Bukovikut është fshati Capar) është kodër mollake, e ngritur në atë formë që nuk bën pjesë as në vargmalet e Karadakut e as në ato të Gallakut, por shtrirja e këtyre dy katundeve shkon me rrafshin, me ultësira; në njërën anë me rrafshin e Malishevës, Uglarit dhe përgjatë lumit Morava, e në anën tjetër kah Shillova, lumi i Përlepnicës, Dobërçani dhe bashkohet me lumin Morava ku mbyllet ky rreth.

Territori i Bukovikut përfshin toka të punueshme, kullota dhe male të ulëta e zabele të përkufizuara; në perëndim me Caparin , përtej me Malishevën e drejt Gjilanit, në veri me Vërbicen dhe Kmetovcin, në verilindje me Dobërçanin, në juglindje me Pogragjën dhe në jug me Uglarin.

Pra, Bukoviku nuk i përket as Karadakut e as Gallakut; pleqtë gjithnjë kanë thënë edhe pse është fshat kodrinor, ka lidhje vetëm me rrafshe.

Dikur ka pasur mbi 60 shtëpi të banuara, ndërsa sot nuk jeton asnjë banorë: kanë ndërtuar dhe janë duke u ndërtuar mbi 15 shtëpi. Në Bukovik është një fermë lopësh. Në shkollën e Bukovikut mësojnë vetëm fëmijët e Caparit.

KJO TOKË, KJO KOHË, (akrostik)

Vëllezër, motër, të afërm, Ecja pas tyre në jetë Hapeshin përherë horizonte

Bari me radhë prej pesë vjeçe

Ishte kënaqësi fëmijëria!

Arat bukanike, fushat, malet

Zinte syri gjithçka

Erdha i fundit në familje

Me ledhatime, shpresa, u rrita

S'e vëreja rritën, mundimet Ylberi pas shiut më ngazëllente

Lakina arenë sporti

Erë lulesh kudo

Jeta gumëzhinte

Matej koha me hije.

A plakemi të gjithë?

Ndarjet e pashmangshme!

Bukoviku, Bukaniku

I përjetoi poshtërimet e të huajve

Skifterët fluturonin në mbrojtje

Largësitë filluan t'i afronin!

I mblodhi Lakina shpeshherë.

Mburrje tradita familjare

I pastë çdo gjeneratë në rrugëtim të jetës!

Vehbi Bislimi, Bukovik, qershor 2003

Fotografitë dhe teksti: Vehbi Bislimi

Korrik, 2024

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat