U krijuar nga rastësia,
apo nga Madhështia!
Pa mbarim as pa fillim...,
është veç gjithësia!
Ku ka fillim,
ka mbarim!...
N'mes dy skajeve ka zvillim,
kush ka lindjen!
Ka dhe vdekjen,
n'mes dy skajeve e ka jetën!...
Shpërblimi i jetës është vdekja,
mbetet n'jetë e madhërishme vepra!...