Edicioni i 8-të i aktivitetit Kinematografik “Open Cinema” (kinemaja shëtitëse nëpër Shqipëri) prek qytetin e Kukësit në datat 17-18-19 Korrik 2024.

Kultura

Edicioni i 8-të i aktivitetit Kinematografik “Open Cinema” (kinemaja shëtitëse nëpër Shqipëri) prek qytetin e Kukësit në datat 17-18-19 Korrik 2024.

Më: 14 korrik 2024 Në ora: 18:02
Foto ilustrim

Me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Bashkisë Kukës z. Albert Halilaj, qyteti i Kukësit do të përjetoj emocione të veçanta që do të përcjellë ekrani madh i kinemasë. Filmat e fundit të kinemasë shqiptare, realizuar nga regjisorët e rinj të akademisë së arteve dega e regjisë me petagog dhe udhëheqës artistik Joni Shanaj, producent Dritan Huqi dhe financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, do të shohin dritën e projeksionit në këtë festë të bukur të filmit. Tre netët magjike të kinemasë së hapur në qendër të qytetit të Kukësit, do të sjellin flladin e freskët të artit të shtatë në këto ditë të nxehta vere. Artistë, Këngëtar të njohur të muzikës shqiptare do të performojnë live para ekranit të madh të kinemasë edhe kollona zanore nga filmat tanë të njohur shqiptar dhe jo vetëm.

Aktiviteti do të kujtojë nëpërmjet inserteve emra të mëdhenj të aktorëve që ndriçuan në vite kinemanë Botërore si Gina Lollobrigida apo Marlon Brando etj. Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, ofron në bashkëpunim me Production Cinemania, kopjon e filmit “Lulëkuqet mbi mure” të regjsorit të shquar Dhimitër Anagnosti, restauruar me një cilësi të lartë, nga qendra DABIMUS srl, Universiteti i Barit “Aldo Moro” Itali. Filmi do të projektohet në datën 17 Korrik natën e parë në qendër të Kukësit. Edhe këtë vit Kukësi mikpritës, do të përcjelli bukur festën e kinemasë në datat 17-18-19 Korrik. Ky aktivitet nëpër shqipëri është mbështetur me filma edhe nga Ambasada e Mbretërisë së Spanjës në Tiranë. Aktiviteti organizohet dhe kurohet nga Production Cinemania, Tiranë.

Filmi hyri në Shqipëri në vitet 1911-1912. Shfaqjet e para publike u dhanë në qytetet Shkodër e Korçë. Filmat e parë u bënë nga të huajt; ata qenë kronika. Kronika e parë për ngjarje të lidhura me Shqipërinë është ajo e lidhur me Kongresin e Manastirit (1908), që sanksionoi Alfabetin e gjuhës shqipe. Gjatë 30 vjetëve pas Shpalljes së Pavarësisë (1912) u xhiruan kryesisht kronika, filma dokumentarë, nga shoqëri të huaja kinematografike të Europës apo SHBA, si dhe nga amatorë.

Menjëherë pas Luftës II Botërore u krijua nga shteti Agjencia Shqiptare e Filmave (1945), e cila më pas u shndërrua në Ndërmarrje Shtetërore Kinematografike Shqiptare (1947), kohë kur u bë shtetëzimi i plotë i rrjetit të sallave, importit, dhe prodhimit. Nisi xhirimi i filmave kronikalë dhe në maj 1948 u shfaq kinokronika e parë shqiptare.

Një etapë të re shënoi ngritja e së parës studio shqiptare të filmave, Kinostudios “Shqipëria e Re” (1952). Përvoja e parë në fushën e filmit artistik qe bashkëprodhimi shqiptaro-sovietik Luftëtari i madh i Shqipërisë – Skënderbeu (1954, regjisor S. Jutkeviç, fitues çmimi në Festivalin Ndërkombëtar të Kanës).

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat