I mbathur me atlete t’bardha
Shkon n’Samit në Amerikë,
Prej së largu i thojnë « mashalah »
I dalin para e marrin ngrykë.
Ia ke inatin, por jepja hakun
Kur del jashta e merr bajrakun,
Brenda shtëpisë pse ka bërllok
Nuk ia vënë veshin është «bablok».
Flet ëmbël nëpër samite
Tregon batuta pa limite,
Një dikush veshët llapush
I gjatë i hollë i jep shkollë.
Një laik ia bënë edhe Makroni
Një buzëgaz ia bënë edhe i gjati,
N’daqi qeshni ndaqi si të doni
Po ia ka lakmi edhe Vashingtoni.
Dikush thotë se është trajner
Dikush tjetër do e quan reper,
Jo, është kryeministër pa dyshim
Shpirti i tij vdes për një qëllim…
Mund ta quani si të doni po t’ia qëlloni
Edhe manipulator e padishah shqipëtar,
Mund ta quani edhe antikombëtar
Me atlete arrinë edhe n’Shtëpi t’Bardhë.