11 Korriku, Dita e Përkujtimit
Dita e vuajtjes dhe pikëllimit,
E një plage njerëzore mbarë
Që shkakëtoi fashizmi serb gjakatar.
800 e sa lule u vyshkën përnjëherë
Gjaksori mizor ua ndërprenë rritën,
Si gozhda rigojnë mohimet e tyre sot…
Edhe qielli tmerohet e derdhet në lot.
Si perde e zezë hapet dita, dhembjet guri
Nënëloket i numërojnë varret e bijëve të vet,
Pastaj i rëndisin lugët në sofra të zbrazura
Me nga një copë tokë e dekorojnë sëcilin n`gropë.
Srebrenicë, ende nuk të janë shterrë lotët
Ti po qanë e fëshan, dikush po këndon,
Me lutje e mëshirime asgjë nuk fashitet
Dhashtë zoti një tragjedi e tillë t’mos përsëritet.
Ah, kjo racë gjakatare është e përdalë
Edhe qenjen e vet e dhunon dhe e vret,
S`je e vetme Srebrenicë, ç`more plagë n’këtë botë
Nënëloket i freskojnë varret e tyre me ofshamë e lot.