​Çifti italian, tenori Riccardo Della Sciucca dhe soprano Sara Rossini, protagonistë të 'Opera Night' në RLIOF

Kultura

​Çifti italian, tenori Riccardo Della Sciucca dhe soprano Sara Rossini, protagonistë të 'Opera Night' në RLIOF

Më: 9 korrik 2024 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

Edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Operas – Rame Lahaj, ka zbuluar emrat e protagonistëve të mbrëmjes muzikore ‘Opera Night’. Çifti italian, tenori Riccardo Della Sciucca dhe soprano Sara Rossini do të interpretojnë në kryeqytet më 24 Korrik në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare.

Riccardo Della Sciucca u bë i njohur pasi mori çmimin e parë në Konkursin Ndërkombëtar të Operas "Adriana Maliponte" dhe "Angelo Loforese" në Milano. Pastaj zhvilloi talentin në ‘Accademia di Perfezionamento per Cantanti Lirici’ në Teatrin ‘La Scala’ ku debutoi në rolin e Nadir në ‘Ali Baba and Forty Thieves’. Në vitin 2020, debutoi në ‘Teatro del Maggio Musicale Fiorentino’ në rolin e Cassios në shfaqjen operistike të Verdit ‘Otello’ nën dirigjimin e maestro Zubin Mehta, shfaqje e cila u transmetua drejtpërdrejt në RAI5.

Riccardo ka interpretuar në skena të shumta ndërkombëtare, duke portretizuar Rodolfon në operan ‘La Bohème’ të Puccinit në Qendrën për Arte Performuese ‘Hyogo’ në Japoni si dhe rolin e Arturos në shfaqjen operistike ‘Lucia di Lammermoor’ të Donizettit, në Festivalin e Salzburgut më 2022.

Ndërsa, Sara Rossini është soprano e njohur për zërin e jashtëzakonshëm, e cila ka bërë emër në operë dhe në koncerte. E diplomuar në ‘Conservatorio G. Verdi’ në Milano, zhvilloi talentin në Akademinë e ‘Teatro alla Scala’. Karriera e saj përfshin çmime në konkurse prestigjioze si Konkursi Ndërkombëtar i Operas ‘Umberto Giordano’, Konkursin Ndërkombëtar ‘Spiros Argiris’ dhe në Konkursin AsLiCo. Ka debutuar në role të rëndësishme në shtëpi operistike në gjithë Evropën dhe përtej, duke përfshirë Mimi në ‘La Bohème’, Lauretta në ‘Gianni Schicchi’ dhe Sophie në ‘Werther’.

Krahas arritjeve operistike, Sara Rossini dallohet edhe si soliste në vepra simfonike dhe koncerte vokale. Si soliste ka interpretuar në vepra si "Petite Messe Solennelle" e G. Rossinit në ‘Teatro alla Scala’etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat