Mbi 200 muzikantë performuan në sheshin “Skënderbeu” në nder të çlirimit të Kosovës dhe pavarësisë së ShBA-së

Kultura

Mbi 200 muzikantë performuan në sheshin “Skënderbeu” në nder të çlirimit të Kosovës dhe pavarësisë së ShBA-së

Më: 7 korrik 2024 Në ora: 14:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Mbi 200 muzikantë nga Filharmonia e Kosovës, Kori i Operës së Kosovës dhe Kori i Universitetit “Haxhi Zeka” kanë performuar mbrëmjen e së shtunës në sheshin “Skënderbeu” në koncertin e titulluar “Koncert për Paqe”.

Ky organizim i jashtëzakonshëm muzikor i Filharmonisë së Kosovës ishte edhe koncerti përmbyllës për sezonin 2023/2024 dhe në kuadër të saj shënoi dy përvjetorë të rëndësishëm: 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe 248-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Koncertin e drejtoi dirigjenti, Baki Jashari, ndërsa në rolin e solistëve ishin Adelina Paloja, Liridon Sadriu dhe Safet Berisha, që i sollën publikut vepra të fuqishme nga literatura muzikore.

Përfshirë këtu vepra”L’homme Armé: Mass for Peace”, nga kompozitori britanik Karl Jenkins, që u kushtohet viktimave të luftës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat