U paraqitën në SPAK
Për t'ju dhënë
Dhuratë
Atyre me të cilët
E kanë vjedhur
Popullin bashkë.
E tani gjykata
I detyron të hynë
Pas grillave
Atje ku dielli nuk deperton
Dhe e kanë fllad.
Të gjitha shërbimët
I kanë brenda
Edhe për ta krye nevojën
Nuk dalin jashtë.
Kur ta kuptojnë tjerët
Se cka mund t'ju ndodh
Nëse popullin e vjedhin
Hajnisë dhe korrupsionit
Do t'i largohen përgjithmonë
Edhe ata që ia kanë marrë tokat Kosovës për pak lekë
N'mënyrë plebishqitare
Do t'ia kthejnë
Duke i kërkuar ndjesë
Popullit për dëmet
Që ia kanë bërë
Në rrethana të tilla
Shtetet: Kosovë-Shqipëri
Vetëm sa përparojnë
Dhe qytetarët e t'dyja vendeve
Më s'miri do t'jetojnë.