Portokalli zhvilloi shfaqen e radhës për publikun e hapur në sheshin e Vorës. Duke vijur kështu turin Verë dhe Portokalle.
Në një shesh të mbushur plot, me të qeshurave dhe duartrokitjeve Portokalli tregoi ndikimin e jashtëzakonshëm që ka në publikun e gjerë.
Prania e Portokallisë ‘live’ nëpër sheshet e qyteteve ka krijuar një ndikim social. Me sheshe të tejmbushur dhe emocione të mëdha. Trupa e Portokalli fton publikun për shfaqen pasuese në Kavajë.
Pjesëmarrja masive ka qenë e dukshme, nga një publik qytetar që e dëgjoi me vëmendje dhe e kuptoi humorin e “Portokalli”. Çdo numër është përgatitur nga fillimi për t’ju përshtatur motos “Verë dhe Portokalle” dhe këta numra të rinj janë bërë për turneun.