Edhe zemra rrah shqip

Kultura

Edhe zemra rrah shqip

Nga: Dedë Preqi Më: 27 qershor 2024 Në ora: 09:53
Dedë Preqi

E pashë në ekran

Zemren si dridhej,

Mi vodhi sytë gjumi

Para se doja

Të më shpëtoj

Diçka nga goja.

Mbas agonisë,

Erdh dr.Florimi

Më përshpëriti,

Zgjohu, se agoi dita,

Mendja më thoshte

Është diçka magjike

Edhe n’mes botës

Flitet gjuha shqipe.

Po edhe në Zvicërr

Tingëllon diç ëmbël,

Kur shqip flet mjeku,

Merr frymë thellë

Lësho frymën pak,

Shenjat tregojnë,

E ke kaluar krizën

Mos u bënë merak.

I thëm, të lutem o, vëlla

Afrohu, afrohu një çik,

Më duket edhe zemra

Të rrahurat i bënë shqip.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat