Secili e ka një histori të veçantë në jetën e tij

Kultura

Secili e ka një histori të veçantë në jetën e tij

Nga: Dedë Preqi Më: 24 qershor 2024 Në ora: 08:15
Ndrecë Preqi

Secili përson e ka një histori dhe biografi të veçantë në jetën e tij, por e rëndësishme do të ishte të jemi ai që jemi dhe thjeshtë pa hequr dorë nga synimet dhe kërkesat që i përshtaten jetës, duke vepruar me përkushtim, sinqeritet, atdhedashuri dhe vullnet, dhe jo diçka më shumë që të jemi dikushi që të tjerët dëshirojnë të jemi brenda sëcilës jemi të shtrënguar të jetojmë. 

Kështu fillojmë të rrëfejmë një biografi të shkurtër dhe të thjeshtë për jetën dhe përvojat e mësuesit dhe pedagogut Ndrecë Preqi, një përsonalitet i veçantë, me një karakter të fortë dhe human si dhe me një të kaluare të mundimshme nga kushtet ekonomike, por siq thotë edhe ai vetë, edhe ajo e kaluara e kishte rrolin e vet, të na bëjë më të kalitur dhe më të përgaditur për jetën. 

Ndrecë Preqi, i lindur me 24 qershor 1937, në fshatin Doblibare, e njohën gjithë rajoni i Dushkajës, për arsye se ndoshta ishte në mesin e atyre mësuesve të parë të atij rajoni, sidomos në pjesën e anës së Drinit, ku përfshihen fshatrat Doblibare/Balldrin/, Bërdosan, Rezinë, Vraniq, Novosellë, Trakaniq, Lugbunar dhe disa fshatra tjera në komunën e Gjakovës. 

Kudo që je dhe vepron në vendin tënd duhet ta vlerësojmë atë pikë qëndrimi prej së cilës kemi filluar diçka me rritë dhe me arritë, edhe pse jeta është e ngarkuar me preokupime të  natyrave të veta, gjindet diçka brenda saj, që një ditë do të shpërthejë dhe ngadhnjejë. Megjithatë thotë z.Ndrecë, po të doni të arrini diçka mund të bëhëni...po të jeni i gatshëm ti përveshëni mëngët dhe të përkushtoheni pak, diçka do të arrihet, duke e ditur se nuk vjen asgjë vetëvetiu pa punuar. 

Ndreca, rrjedh nga një familje e varfër, por fisnike dhe atdhetare dhe i edukuar në një frymë të tillë. Që në rini të hershme te Ndreca, dallohet talenti i tij dhe prej një kureshtari, që kishte dëshirë të lexonte dhe të mësonte për rrjedhat e kohës dhe të ardhmën e saj.  

Edhe si fëmijë bëhët bari i deleve, të cilat thotë, nuk ishin delet tona, por të një pronari tjetër, që i merrte babai për të na ushqyer, sepse ishim një tubë fëmijë, katër motra dhe dy vëllezër, dhe për t’ia dalur mbanë të arrijmë  së paku për mbijetësë. Mirëpo, librin nuk e harroja dhe gjithnjë e kisha kudo më vete, të cilin nuk e lëshova prej dore deri në këto vite të pleqërisë. 

Duke pasur një horizont të qartë dhe të jemi të aftë t’a marrim jetën në duart tona, sikur vetëm nga kjo pikë mund të vazhdojmë rrugëtimin e jetës herë me batica e herë me zbatica, thotë Ndreca, dhe që të harrohet e kaluara, duhet të merrëmi më shumë me të sotmen, ndonëse nuk do të kemi frikë të përballëmi edhe me situata të vështira, së paku do fitohet edhe një përvojë solide, e cila do të ndikonte vazhdimisht në çdo hap të ri dhe në frymëzimin e krijimit të kushteve më të mira, por duke ia vlerësuar edhe forcat vetëvetës. 

Në fillimet e mia apo hapat e parë e pata shumë vështirë, edhe pse kisha dëshirë të vazhdojë shkollimin, qëndroja në një udhëkryq dhe dyshim përshkak të kushteve të dobëta ekonomike, që na i diktonte pothuaj të gjitha rrugët pa mëshirshëm përkundër dëshirës dhe ambicieve tona.  

Kështu na rrëfenë z, Ndrecë, për jetën e vet, mirëpo thotë, jeta nuk është vetëm një kafaz i mbyllur, në të cilin duhet të izulohemi, por ajo frymon dhe lëviz pa ndalur dhe bëhët pjesë e eksperiencës së përgjithshme edhe në momentet e padurueshme mësohesh të jetosh më të, duke ia ndryshuar rrethanat, ngjyrat, aromën dhe formën e saj, përmes zellit në punë dhe përkushtimit ndaj saj. 

Sëcili i ruan me gjelozi dhe do t’i shpaloste kujtimet e veta nga e kaluara, veçanarisht kur vie në vitët e mia thotë z.Ndrecë, duke i veçuar ngjarjet më interesante të jetës, ato që nuk mund të shlyhen aq lehtë nga memorja, sidomos kur njeriu gjindet i rrethuar përballë skames, me mungesën e bukës dhe elemente tjera të jetës. 

Edhe pse dhembjet shpirtërore janë të natyrave të ndryshme dhe të prekshme, sidomos mbi padrejtësitë dhe pa arsyeshmërinë që i bëhëj këtij populli në periudha të ndryshme historike, kjo do të ishte sfida më e rëndë që e lëndon dhe sfidon qenjën njerëzore, por prapë ky popull qëndroi i fortë dhe nuk u dorëzua deri në fitore të lirisë dhe demokracisë. 

Shkollën fillore z.Ndreca, e kreu në vendlindje, më pastaj e regjistron shkollën Normale në Gjakovë, duke i kryer vetëm dy klasë dhe pastaj e  përfundon maturën me 1968, në Prishtinë, me çrast, ndjehet  shumë i gëzuar me ëndërrën e tij të përmbushur për t’u bërë një ditë mësues dhe edukator në vendin dhe rrethin e tij të dashur në vendlindje. 

Për herë të parë e fillon punën në shkollën fillore në fshatin Lugishtë të Hasit, duke udhëtuar me dhjetëra kilometra dhe pastaj pas një kohe të shkurtër afrohet më afër në shkollën fillore në vendlindje, ku jo vetëm si mësues, por arrinë të bëhët edhe drejtor në shkollën e fshatit të vet në Doblibare/Balldrin/. 

Viti 1968, kur e kreva Normalen, ishte viti i ngjarjeve të mëdha për shqiptarët në Kosovë, dhe do të ishte viti kur filluan diskutimet për ndryshimin e Kushtetutës në Federatën Jugosllave, ku përfshihet edhe statusi i Kosovës, në të cilën kohë filluan shumë gjëra të ndryshojnë në veçanti pas rënjës së kryekriminelit Rankoviq, që e kishte në shënjestër gjithë lëvizjen dhe aktivitetet e shqiptarëve, duke ndikuar shumë në diskriminimin edhe asgjesimin e tyre.  

Ky vit do të veçohet edhe viti i një kthese të madhe historike, kur gjithandej vendit tonë zhvilloheshin demostrata dhe protesta të shumta të nxënësve, studentëve dhe punëtorëve të të gjitha shtresave, duke kërkuar të drejtat e tyre me parullat e ndryshme,  “duam Universitet”, “duam barazi”, “duam demokraci“, “askush të mos luaj me fatin tonë” dhe shumë parulla të tjera, me domëthënjën e një Kosove të lirë dhe të pavarur. 

Në vitin 1970, për herë të parë në historinë e këtij vendi do themelohet Universiteti Prishtinës, i cili do të kishte rëndësi të vaçantë dhe jo vetëm për studentët e këtij vendi,  por edhe për rajonin, sidomos për studentet shqiptar nga Maqedonia, Lugina e Preshevës, Mali i Zi dhe  vendet tjera. 

Në vitin 1972, z.Ndrecë, përfundon me korespondencë studimet në SHLP, në Gjakovë, në drejtimin Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Ndërsa në vitin 1973, konkuron si përkthyes nga gjuha shqipe në serbo-kroate dhe anasjelltas në Kombinatin Industrial ”Ramiz Sadiku” në Prishtinë, i cili kishte jo më pak se 6500 punëtorë. 

Në vitin 1974, për shkak të kushteve dhe rrethanave të punës, Ndreca shpërngulet nga fshati i lindjes Doblibare, komuna e Gjakovës, duke filluar një jetë të re dhe në një ambient të ri me kushte më të mira, duke e blerë edhe një shtëpi banimi dikund në një lagje në qendër të Prishtinës.  

Dhe në vitin 1978, z.Ndrecë, e përfudon me korespondencë edhe fakultetin, Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, në Prishtinë, ku do krijohen kushtet dhe mundësitë për të gjetë punë më lehtë dhe punë të rëndësishme, me ç’rast do punësohet në Administraten e Kuvendit Komunal në Prishtinë, edhe këtu si përkthyes prej gjuhës shqipe në serbo-kroate dhe anasjelltas, duke vazhduar këtë rrugëtim deri në kohën e pensionimit. 

Nga eksperienca e z.Ndrecë, si musues dhe edukator, dallojmë edhe një nga analizat e tij shumë interesante, që do të kishin edhe vlerë studimore, i cili bënë një krahasim të metodave mësimore nëpër shkollat tona, ku shumë mësues u mësojnë fëmijëve të njëjtat gjëra dhe metoda që u mësonim edhe para shumë vitëve më parë, pa asnjë ndryshim, kjo nuk është metodë e frytshme mësimore dhe parimore, sepse ka diçka më thelbësore të mësohet dhe transformohet përmes metodave të reja praktike dhe laboratorike. 

Zotëri Ndrecë, përveç se ishte ndër mësuesit e parë në një rajon të Dushkajës, ishte edhe një pedagog i përgaditur, por edhe njeri i afërm me gjithë farëfisin dhe rrethin ku vepron dhe jeton, i cili njihet edhe si një urtar i shquar me fjalët e tij edukutive e këshilluese, të cilat lënë mbresa të jashtëzakonshme në brezni të reja, kur thotë, /fjala e ëmbël dhe e thjeshtë është më komunikuese dhe e cila u flet të gjitha shqisave dhe gjitha gjuhëve, duke u shijuar pa dallime racore dhe njerëzore/. 

Megjithatë, në familjen e z.Ndrecë, do vërejmë edhe një karakteristikë të veçantë dhe ndoshta edhe arsimdashëse, që e ka traditë shkollimin dhe arsimin ndër gjenerata. Vajza e Ndrecës, Drita, e ka kryer Fakultetin e Drejtësisë në Prishtinë. Dhe vëllau i Ndrecës, Leka e ka kryer Fakultetin, Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, dhe është veteran i arsimit. Ndërsa Arianiti, djali i Lekës, është shkencëtar, duke doktoruar në shkencat e Aerodinamikës dhe Rrymimëve Hipërsonike në Shtutgard.    

Ndreca, edhe në këtë moshë të shtyer nuk e kalon ditën pa lëxuar ndonjë libër apo shfletuar ndonjë  revistë dhe gazetë, duke veçuar kombëtaren “Botasot”, e cila këto ditë i mbush 29 vite të krijimtarisë së saj, duke e përgëzuar dhe duke i uruar jetë të gjatë sa Alpet shqiptare.   

Dhe pas një kohe të gjatë në Prishtinë, ku Ndreca punoi, jetoi dhe pensionohet, vie një ditë ndoshta e pritshme, ku së bashku me familjen e vet të ngushtë kthehet përsëri të jetojë jo në vendlindje, por në qytetin e dashur të vendlindjes në Gjakovë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat