Ekspozitë kushtuar grave! “Silentium formae” për të bukurën e qenies femërore

Kultura

Ekspozitë kushtuar grave! “Silentium formae” për të bukurën e qenies femërore

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 15:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Silentium Formae është një ekspozitë e përkushtuar ndaj qenies femërore në një shoqëri ku gratë shqiptare luftojnë dhe përpiqen të vendosin ekzistencën e tyre në një kontekst të qytetëruar, shpesh duke u përballur me mentalitete atavike dhe barbare të së kaluarës.

Sipas kuratorit, ekspozita adopton një qasje psikoanalitike, ku figura femërore përfaqëson kontekstin e shtëpisë së parë.

Një element tjetër që përputhet me frymën e ekspozitës është dhe video Nevemore e artistes Ornela Vorpsi, e cila në veprën e saj,  të realizuar nëpërmjet një analizë të thellë antropologjike të figurës femërore.

Ekspozita, synon qe nëpërmjet emfatizimit të bukurisë së trupit femëror nëpërmjet  formave te heshtura të krijuara nga ndërhyrja e elementeve grafike, të përthyera mbi trupin femëror të krijojë një qëndrim estetik, të kundërt me aktet e dhunës se ushtruar nga shoqëria mbi trupin e saj, i cili në shumë raste bëhet shkas i vetë shkatërrimit nga vetë qenia femërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat