Unë dhe qiftelia

Kultura

Unë dhe qiftelia

Nga: Adem Bytyçi Më: 20 qershor 2024 Në ora: 07:04
Adem Bytyçi

Qifteli kam një pyetje

Unë për ty

Sa kohë ka

Që tingujt tuaj

Dëgjohen n'këto malësi?

 

Këtë as vetë nuk e di

Me tha qiftelia

Pyetni rapsodët

Ata e dinë

Se kur me mua

U këndonin shqiponjave

Këngë trimërije 

Vashave këngë dashurije

Dhe shkollarëve 

Këngë dije.

 

Kam një porosi, më ktheu qiftelia!

Me mbani afër e mos me harroni

Mund t'ju ndodhë si me Lahutën

Që na vodhën serbët

Dhe e regjistruan n'UNESCO ,si instrument t'vetin,

Gënjyen trashëgimin e kulturës t'gjithë botês, kundër kulturës t'shqiptarëve

Popullit më t'vjetër t'Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat