Kroi i fshatit tim

Kultura

Kroi i fshatit tim

Nga: Adem Bytyçi Më: 17 qershor 2024 Në ora: 15:07
Autori Adem Bytyçi

Edhe pse

Tani n' mërgim

Më shtihet

Se dëgjoj

Tingujt e rrjedhës

T' kroit t' fshatit tim.

Më kujtohet si tani

Kur isha n' vendlindje

N' çdo mbrëmje

T' rinj e t' reja

Shkonim për t' marrë ujë

Te ky krua i bekuar

Edhe pse tani n' mërgim

Tingujt e rrjedhës tij

I dëgjoj edhe n' gjum.

Sa herë me merr etja

N' këtë vend t' huaj

Them me veti

Ta kisha një gotë ujë

T' kroit t' fshatit tim

Për ta shuar

Nostalgjinë për vendlindjen

Dhe Atdheun

Që n'shpirt

Më rrin zgjuar për herë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat