​Promovohet libri “Lufta e Kosovës 1997-1999: Një bibliografi e përzgjedhur”

Kultura

​Promovohet libri “Lufta e Kosovës 1997-1999: Një bibliografi e përzgjedhur”

Më: 14 qershor 2024 Në ora: 20:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryeministri Albin Kurti mori sot pjesë në promovimin e librit “Lufta e Kosovës 1997-1999: Një bibliografi e përzgjedhur”, të autorëve Durim Abdullahu dhe Davjol Ndoja, mbajtur në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

Kurti me këtë rast tha se deri më sot janë shkruar shumë libra për luftën e Kosovës, por ky është libri i parë i shkruar për librat për luftën e Kosovës.

Në libër janë evidentuar 7.700 libra për luftën e Kosovës dhe kjo shifër e madhe, u shpreh Kurti, na bënë edhe më shumë të reflektojmë pasi vetëm 600 libra prej të gjithë këtyre librave janë shkruar nga autorë shqiptarë, që do të thotë se pjesa tjetër, mbi 7.000 libra janë shkruar nga autorët ndërkombëtarë.

Nga gjithsej 7.700 librat për luftën e Kosovës, disa edhe përkthyer në 28 gjuhë të ndryshme.

Autorët e librit Abdullahu dhe Ndoja i kanë identifikuar dhe regjistruar ata duke i nxjerrë prej 45 bibliotekave kryesisht kombëtare, nga 43 shtete të ndryshme, anë e mbanë globit.

Kurti uroi autorët e librit duke thënë se beson fuqishëm që sikur në këtë rast, kur një studiues nga Prishtina dhe një studiuese nga Tirana, i bëjnë forcat bashkë, rezultati janë veprat e tilla të mëdha dhe të dobishme kombin dhe të ardhmen.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat