Urimet t’i përcjell thërimave të zemrës

Kultura

Urimet t’i përcjell thërimave të zemrës

Nga: Ganimete Thaçi Më: 13 qershor 2024 Në ora: 20:17
Ganimete Thaçi

Ah, sa e gjatë dita sot

Kujtime që nga nuk më çuan

Mu duk ky prag muzgu që s'diti me ardhë

Ofshama shpirtin mé shtrénguan

E prap tinézisht gjeta forcë

Therrimave të zemrës bërë copash

Të shkruaj per ty një kartolinë

Siç shkruajnë dashurisht motrat

Per ti sjell urimet si buqeta lulesh

Si torta servirur né pjata dasmash

Por më këputi malli të marr

Pëqafimin tënd e këshilla vargjesh...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat