Olimbi Dafa, rrëfen vetveten me vëllimin poetik “Fytyra e jetës”

Kultura

Olimbi Dafa, rrëfen vetveten me vëllimin poetik “Fytyra e jetës”

Nga: Albert Z. ZHOLI Më: 13 qershor 2024 Në ora: 17:09
Foto ilustrim

Një poezi tepër e veçantë që më rrëmbeu. Jam pjesë e kësaj poezie pasi kam qenë 7 vjet në emigrim…Kufijtë e Evropës janë të mbushur me varre emigrantësh dhe refugjatësh të paidentifikuar, duke i lënë familjet e tyre të kërkojnë, shpesh më kot, për të vërtetën e asaj që ndodhi, kurdhe ku. Emigrantët, turmë e dhimbshme njerëzore, që humbet jetën rrugëve, gjatë migrimit, ose që mbijeton pa iu njohur dinjiteti e as të drejtat.“Sa vëllezër dhe motra sot ndodhen në të njëjtën gjendje, si shtegtari i shëmbëlltyrës? Shumë! Sa janë grabitur, zhveshur, rrahur gjatë rrugës? Largohen të mashtruar nga trafikantët e paskrupullt. Më pas shiten si mall tregu, kapen, burgosen, shfrytëzohen, robërohen. Poshtërohen, torturohen, dhunohen. E shumë e shumë vdesin pa arritur kurrë qëllimin e tyre. Rrugët e migrimit të kohës sonë janë të populluara nga burra e gra të plagosur e të braktisur gjysmë të vdekur, nga vëllezër e motra, britma e të cilëve arrin deri tek Zoti. Shpesh janë njerëz të ikur nga lufta dhe terrorizmi, siç e shohim fatkeqësisht në ditët e sotme”, – ka theksuar Papa në një çast lutjeje në Sheshin e Shën Pjetrit. Por është dhe një realitet tjetër… Por nëse do flasim për letërsinë, emigracioni ka dhe një anë tjetër.

Një anë pozitive. Emigracioni solli dhe krijimin e një elite me aftësi të veçanta në art, sport, letërsi e shumë sfera të tjera. Një pjesë e mirë emigrantësh shqiptarësh arritën të individualizohen në sfera të artit apo dhe fushave të tjera, duke u kthyer në ambasadorë të Paqes dhe mirëkuptimit të vendeve me njëri tjetrin dhe duke krijuar një imazh të ndryshëm për emigracionin shqiptar. Shumë krijues emigrant kanë lartësuar emrin e Shqipërisë në botë. Nuk thuhet më kotë, letërsia e bukur vjen nga dhimbje të mëdha…Poetika e Olimbisë në këtë vëllim është e pasuruar me gjetje tematike të larmishme, me fabula jetësore të befasishme të cilat i ka shkrirë në vargje poetike plot finesë. Poezitë në këtë vëllim japin një ngjyrim emocional në rritje nga poezia në poezi, sepse autorja duke qenë kryeprotagoniste e situatave të vargjeve poetike ka derdhur mbi to nektarin më të ëmbël të fjalorit të pasur shqiptar. Autorja, ka një stil të vizatur thjeshtë, por që i ngjan një pikture delikate që nga çasti në mund të të verbojë nga shkëlqimi i harmonisë estetike. Duke qenë vetvetja, me stilin e vet të sinqertë autorja në të gjitha poezitë ka një fjalor të pasur, një gërshetim të poezisë me filozofinë, një harmonizim të tematikës me gjetjet artisitke të poezisë, një tendencë për të qenë transparente në vargëzim por edhe me nëntekst, kur e vërteta poetike trillohet për të tërhequr lexuesin.

Në mjaft poezi poetja duket se dialogon me veten që mund të duket si një prozë, por në të vërtetë është një mjeshtëri artsitike e poetes që edhe një tog fjalësh proze e zbukron mjeshtërisht poetikisht. Duke parë tematikën në tërësi në libër lexohet qartazi se autorja është gjurmuese e së veçantës, inspirueses, intrigueses por edhe e së bukurës. Hyrja e poezisë në histori bëhet në mënyrë të sintetizuar duke treguar dijet e saj por edhe dëshirën për të sjellë realitete atdhetare që e bëjnë poezinë shumë transparente dhe mesazhsjellëse.Të gjitha poezitë e librit kanë unitet në linjën artistike, lartësimin e figurative poetike që formatojnë një poezi sa koherente dhe moderrne, po aq klasike dhe lirike. Një harmonizim i dyanshëm që nuk trillon por vërteton madhështinë e vargut që del nga zemra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat