Elenë

Kultura

Elenë

Nga: Edgar Allan Poe Më: 13 qershor 2024 Në ora: 00:50
Edgar Allan Poe

Bukuria jote Elenë asht për mue

Si njato drrasat e Nikeas së dikurshme

që tspërkunduna lehtë prej nji deti erëmirë

e shtyjnë lundërtarin e lodhun e temërzitun

drejt bregjeve t’vendlindjes.

Ndër dete të dëshprueme rreshkun n’gabime,

flokët e tu të zymbyltë, ftyra jot’e pastër,

hiret e tua prej Najade mikanë kthye

mbas te lavdia e dikurshme e Greqisë

dhe madhëshba e Romës.

Dhe ja! N’nji nikie ti shndrit aq bukur

e krejt si nji statujë m’je shfaqë

me Ilampën e Agatas ndër duer!

Eh, ti Psyke, e zbritun prej njatyne vendesh

që quhen Tokë e Shenjtë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat