Ikën gjahtarë gjakatarë

Kultura

Ikën gjahtarë gjakatarë

Nga: Dedë Preqi Më: 11 qershor 2024 Në ora: 14:25
Autori Dedë Preqi

Ikën gjahtarë e gjakatar

Ushtri e paramilitar,

Ujqër e zagar

Nuk do zbresin më n’këto troje,

Kjo nuk është tokë e shkretë

Që rrit zogjtë në kafaz e tenda

Por, thotë një fjalë, hapin ndale

Ka zotër, që e sundojnë vet.

Ikën, ikën gjakatarët e zi

Jo, s’janë ngirë, por pështyrë

Të mos kthehen më kurrë,

Të dhjerë e të pëshurrë,

Që s’lënë lule e s’lënë barë

Me kofinin e vjelë thatë

Ikën, breshër duke marrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat