Përfundoi me sukses sesioni shkencor për heroin e kombit Salih Çekaj - Veterani

Kultura

Përfundoi me sukses sesioni shkencor për heroin e kombit Salih Çekaj - Veterani

Milazim Maraj Nga Milazim Maraj Më 11 qershor 2024 Në ora: 10:00
Salih Çekaj

Më 10 Qershor në kompleksin e shumë aktiviteteve që dje zhvilloheshin në Prishtinë me rastin e 25 vjetorit të kapitullimit të Serbisë në Kosovë; në Prishtinë përfundoj punimet sesioni VIII shkencor për Heroin e Kombit Salih Çekaj-Veterani. Sesioni shkencor u mbajt në Katedralen “Shen Tereza” në Prishtinë.

Në këtë ditë u përkujtua Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, që kishte vu gurthemelin e kësaj Katedrale. Sesioni u mbajt në Sallën Pjeter Bogdani duke filluar në orën 11.00 dhe përfundoj në ora 15.30. Herio i Kombit Salih Çekaj- Veterani. Dje po ashtu u kujtuan shumë bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë. Akademik Dr. Fehmi Agani dhe Akademik Dr Mark Krasniqi. Mr. Hajzer Hajzeraj dhe kolonel Ahmet Krasniqi. U lexuan 18 kumtesa nga bashkëluftëtarët dhe bashkëveprimtaret e Salihut. Disa kumtesa janë dërguar më postë elektronike, pasi që autoret e tyre nuk ishin prezent për shkaqe të angazhimeve të tyre apo shkaqe shëndetësore dorëzuan etj. Nga fëminia e tij deri në përfundim të studimeve dhe nga veprimtaria e tij të cilën nuk e ndali kurrë deri në kalimin e tij në përjetësi. Kumtesat pati nga bashkëveprimtarët e Salihut nga viti 1981 e deri në vitin e deri në përfundim të jetës së tij në Rrasë t Koshares.

Për veprimtarinë e Veteranit në organizimin e grupeve të para guerile folën dëshmitarët e gjallë të këtyre grupeve si Gjeneral Edmond Abazi, nga Tirana ekspert që kishte marrë pjesë në stërvitjen e dy grupeve të para guerile sipas marrëveshjes që kishte pas Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova me Presidentin e Shqipërisë në vitin 1991 në Tiranë. Gjeneral Eduard Abazi prezantoj urdhrin e nënshkrua nga Ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë Perikli Teta nën të cilin kishin punuar. Dje u përkujtuan edhe heroit e kombit Zahir Pajaziti, Adam Jashari, Ahmet Hoxha etj. Në këtë Sesion morën pjesë edhe pjesëmarrësit e guerilëve nga Podujeva Hetem Ajeti dhe Fahrudin Murati. Dje u kujtuan edhe aktivitetet e para të themelimit të mbrojtjes së Republikës së Kosovës që nga viti 1990. U kujtuan organizimi i rojave të natës në terë Kosovën duke filluar nga fshatrat rreth kufirit më Serbinë në komunën e Podujevës. U kujtuan aktivitetet e “Amortizimit të Dhunës” Mbrojtja e Pragut të Shtëpisë”, Lufta guerile dhe deri të lufta frontale e Kosharës. Po në këtë sesion u fol edhe për luftën speciale antishqiptare që na përcolli gjatë terë veprimtarisë tonë nga viti 1990-2000. Kjo luftë kundër shqiptarëve bashkë me tekat e tyre, të trashëguara si atavizma të kohës na dëmtuan dhe dëmtojnë vazhdimisht. Kjo duhet të kujtohet nga brezat tona e ri, për të qenë gjithmonë të përgatitur të i përballojnë pa pasoja. Figura e Veteranit ishte e shkëlqyeshme në të gjitha nismat për lirinë e kombit tonë si:

Organizimin, mbajtjen dhe mbrojtjen e protestave të vitit 1989.

Nisma për formimin e LDK.

Nisma për hartimin e statutit të Komunës më bazë në Kushtetutën e Kosovës-Kaçanikut.

Nisma për formimin e grupeve të para guerile.

Nismëtar për armatosjen e tyre.

Nismëtar për organizim dhe mobilizim për luftë.

Nismëtar për heqjen e kufirit në mes të shqiptarëve.

Nga të gjitha këto nisma në këtë sesion shkencor kishte dëshmitarë të gjallë. Kishte pjesëmarrës aktiv në të gjitha këto procese bashkë me Veteranin.

Në këtë Sesion mori pjesë edhe familja e Salihut, bashkëshortja e tij Hala, djali Hyseni dhe vajza Arbnora. Kjo familje që u mësua të jeton me nderë edhe pa kryefamiljarin e vet i cili ju mungonte edhe derisa ishte gjallë. Për kumtesa janë lajmëruar 28 autor bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Salihut. Nga këto kumtesa do ta kemi një libër më këndvështrimet e ndryshme të bashkëmoshatarëve, bashkëveprimtarëve dhe bashkëluftëtarëve për heroin e Kombit Veterani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat