Bashkimit Natyral

Kultura

Bashkimit Natyral

Nga: Sabahate Byci Më: 11 qershor 2024 Në ora: 09:52
Autorja Sabahate Byci

Drinin e bardhë Dielli e përqafon

Në drejtim t ‘kufirit të pa kufij,

Me rreze t ‘arta gjithnjë e ledhaton

Kur bëhet bashkë me Drinin e zi

Ani pse tokën me laps na e ndanë,

T’ mprehtë më shumë se sa vet thika

Cop - cop na bën edhe shkatërruan

Duke na tradhtuar me politika!

Forcën Diellore s‘ka kush e ndalë Sipas ligjit t ‘natyrës që të vepron

Me Drinin e zi e Drinin e bardhë Kosovë e Shqipëri kur i bashkon.

Sabahate Byci Autore

Antare e Lidhjes e Shkrimtarë*eve e Kosovës

Gjakovë - Gjermani

10.06.2024 e Hënë 20:55h

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat