Nuk do t’ jetë larg dita

Kultura

Nuk do t’ jetë larg dita

Nga: Adem Bytyçi Më: 10 qershor 2024 Në ora: 17:38
Autori Adem Bytyçi

Mezi pres t' kthehem

Atje ku kam lënë farë e fis

Për ta parë për herën e fundit

Dardaninë e dashur

Djepin e t ‘parëve t' mi

Vendin e lamë pa dëshirë

Robëria, varfëria dhe mjerimi

Na përzunë nga vendi ynë

Me vaj n ‘buzë

Dhe mallëngjim n ‘shpirt.

Tani liria erdhi

Vendi është çliruar

Robëri, varfëri dhe mjerim

Nuk ka më n ‘vendin tonë

T'i boshatismi vendet e huaja

Dhe t ‘kthehemi

Për tu çmallë n ‘vendin tonë

N ‘Dardaninë kreshnike

E cila ka vajtuar aq shumë

Dhe sot ka ngritë shtat

Duke i pritur t ‘gjithë mërgimtarët

Me premtimin se mërgimi

Kjo padrejtësi historike

Ka marrë fund

Njëherë e përgjithmonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat