Konjufca: Ishte vërtet emocionuese ta shihja nga afër koncertin e Shkurte Fejzës

Kultura

Konjufca: Ishte vërtet emocionuese ta shihja nga afër koncertin e Shkurte Fejzës

Më: 9 qershor 2024 Në ora: 15:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, sikur edhe krerët tjerë të shtetit ishte mbrëmë në koncertin e Shkurte Fejzës në 50 vjetorin e karrierës.

Konjurca shkroi sot në Facegook se është emocionuar nga performanca e Shkurte Fejzës, veprimtaria artistike e së cilës tha se është “arkiv i rrallë”.

Postimi i Konjufcës:

Në 50 vite në mes rezistencës, luftës dhe çlirimit në njërën anë, pavarësisë e shtetndërtimit në anën tjetër, Shkurte Fejza është zëri që e ka shoqëruar me këngë historinë gjysmëshekullore të popullit shqiptar në Kosovë.

Veprimtaria e saj artistike është arkiv i rrallë që artikulon dhimbjet kolektive të popullit tonë, dramat dhe tragjeditë, përpjekjet sublime, rezistencën, luftën, heronjtë e dëshmorët, guximin, ëndrrat, shpresën dhe aspiratat tona që vijnë nga e shkuara dhe synojnë nga e ardhmja shpresëplotë. Shkurte Fejza i dha melodi në mënyrë mjeshtërore ngjarjeve dhe ndjenjave tona të përbashkëta.

Ishte vërtet emocionuese të shihja nga afër koncertin e saj, në 50-vjetorin e karrierës së saj, në prag të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, duke na e risjellë në mënyrë të përzgjedhur veprën e saj të gjerë, së bashku me artistë të tjerë të shquar.

Duke e falënderuar për emocionet që na solli dhe na ka dhënë gjithë këto vite, Shkurte Fejzës i uroj që të vazhdojë edhe më tutje dhe me sukses punën e saj, që tashmë përbën kontribut të pakrahasueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat