Një roman plot jetë e risi në rrëfim dhe strukturë…

Kultura

Një roman plot jetë e risi në rrëfim dhe strukturë…

Nga: Fatmir Minguli Më: 8 qershor 2024 Në ora: 09:55
Kopertina e librit

“Të gjithë monoteizmat janë dualizma të maskuar. Historia e botës është historia e një dueli. Pa arbitrin.” Jean-Christophe Grangé Nga Fatmir Minguli, shkrimtar, studiues dhe kritik letrar Të shkruash për romanin e ri të Xhevat Mustafës “Dashuri në detin e urrejtjes” është një detyrim moral për shumë studiues. Kjo lloj vërejtje vjen si rrjedhim i asaj se çfarë ky romancier i heshtur ka shkruar për atë subjekt që bëri jehona të fuqishme, për tragjedinë më të fundit të shqiptarëve të Kosovës.

Xhevat Mustafa, ky autor i pesë romaneve të veçantë dhe i një libri me publicistikë është modeli i intelektualit të sotëm puritan, intelektualit që nuk është puthador, një intelektuali që me shkrimet e tija si gazetar nuk pretendon se është në llojin e investigatorit.Ai është një romancier që na zbulon jetën në tokën kosovare si ashkush tjetër, jetën që ishte mes jetës dhe vdekjes aty në një fshat emblematik të Kosovës, ku u zhvilluan skenat e teatrit absurd të politikës serbe. I gjithë subjekti i romanit është në çdo faqe tronditës, por autori ka ditur të fusë me mjeshtri narrative metodën dualiste, aty ku e mira dhe e keqja jetojnë bashkë, aty ku taoizmi është si të thuash një lloj shpjegimi filozofik e gjendjeve mes familjeve shqiptare dhe serbe deri në ardhjen e vitit shpëtimtar, 1999.

Po hyj drejt e në një pasazh mes dy personazheve mes kryesorëve të romanit, Ardianit dhe Mirosllavit: “ -Vërtetë ...të dhimbsem ...kaq shumë? – e pyeti Ardiani duke ndier edhe kënaqësi edhe habi. -Ti e merr...shumë mirë...me mend arsyen...- u mundua të shpjegohej Mirosllavi.- Vërtetë ne jemi kundërshtarë...domethënë...armiq, por nga dora ime...mos e prit kurrë vdekjen! Jam i bindur...se edhe ty nuk do të bënte dora..të më vrisje...”

Ky është vetëm një dualizim që Xhevat Mustafa sjell me shumë elegancë e finesë zgjuarsie, duke mos rënë në grackat e mendimeve negative të palogjikshme e të pabesueshme. Në dualizmin e këtij romani janë shqiptarët e Kosovës me serbët si popull, janë forcat çliruese të UÇK. – së me forcat pushtuese serbe, mes të cilave ka spikatje të fuqishme të diversitetit. Por mes familjeve që jetojnë në atë fshat pranë Mitrovicës ndërmjet familjeve të Teutës dhe Mirosllavit ka vend për mirëkuptime Xhevat Mustafa ka ditur të përshkruajë me nota realiste jetën e fshatrave të veriut të Kosovës me shqiptarë e serbë dhe si një publicist i jashtëzakonshëm na sjell pamje gati filmike nga jeta e këtyre banorëve, të cilëve fati që diktoi politika e hershme i bëri të jetojnë së bashku. Mes këtyre familjeve ka një baba që është ushtarak serb me djalin e tij Mirosllavin dhe një djalë shqiptar që është luftëtar i UÇK – së. Po sa ndryshim ka mes tyre, edhe mes Bojkos, babait të Mirosllavit dhe Hysenit, babait të Ardianit!

ashuritë mes djalit serb Mirosllav me Teutën dhe ajo e njëanshme mes Ardianit dhe Marinës serbe janë loja narrative e Xhevat Mustafës, për të nënkuptuar dualizmin jetësor si një zgjidhje e ndershme larg urrejtjeve anakronike të serbëve, që reflektohet dhe te shqiptarët, por tek shqiptarët në doza shumë më të ulta, edhe pse janë viktima të përjetshme e në të drejtë të vet.

dërthurjet e skenave të djegieve nga serbët të shtëpive të bashkëfshatarëve shqiptarë, komshinjve të tyre, me skenat e dhimbjes dhe torturave, përdhunimeve që iu bënë ushtarët serbë vajzave e grave shqiptare, luftimet e njësive luftarake të UÇK -së, e kanë bërë romanin një skenar filmi rënqethës, një film që të trondit më tepër për vërtetësitë dhe sinqeritetin e Xhevat Mustafës.

Këtë roman e shkruan ky intelektual mbasi ka reflektuar në gazetën “Kosova” dhe në “Republika” me artikullin bombë “Milosheviçi flet “shqip”” në shtator të vitit 1991. Ky artikull që përbën dhe esencën e romanit është një eksperiencë letrare, por unë do të theksoja se funksioni që Xhevati ka kryer në Kosovë si zv. ambasador i Shqipërisë, ka luajtur n jë rol të rëndësishëm në jetën e tij si romancier.

Nuk e di pse më vjen në mendje Jakov Xoxa i famshëm, që jetoi me muaj të tërë në fshatrat e Myzeqesë dhe shkroi romanin “Lumi i vdekur” ku aq bukur thuri jetën e kosovarëve të dëbuar nga serbët me fshatarët e mirë të Myzeqesë, atje ku spikat dashuria madhështore mes Adilit dhe Vitës. Uroj që edhe romani i Xhevatit “Dashuri në detin e urrejtjes” të ketë fatin e romanit “Lumi i vdekur” që u botua e ribotua mbi shtatë herë dhe që u ble nga aq shumë kosovarë. Por le të kthehem në romanin e Xhevatit “Dashuri në detin e urrejtjes”.

Xhevati ka një intuitë magjepsëse lidhur me zgjedhjen e temave me të cilat ai na jep romane që mbeten si obeliske në mendjet e lexuesve shqiptarë të Kosovës dhe të Shqipërisë. Ky roman i Xhevatit është kundërthënia më e madhe ndaj sloganit të keq se “shqipja me dy krerë simbolozon dy shtetet tanë”.

Xhevat Mustafa me këtë roman jo vetëm që tregon me imtësi ngjarjet tronditëse për femrën kosovare, çka fillon që në faqet e para si një prelud me policin serb në autobuzin, ku udhëtonte heroina e romanit, Teuta, e deri në rigjenerimin mendor të saj në spitalin e Tiranës, ku kryefjala e edisodeve është përdhunimi i femrës shqiptare nga bashibozukët serbë. Në ëndrrat që sheh Teuta ka një shpërthim artistik të narracionit të Xhevatit, një njohje e përsosur e psikë-analizës së femrës kosovare.

Këto ëndrra janë oaze mes faqeve të shumta të këtij romani. Ja mesazhi që në ëndrrën që mbyll faqet e këtij romani Teuta, mbasi u shërua nga tronditje e madhe psiqike që i shkaktuan ushtarët serbë me përdhunimin në grup, i drejtohet të dashurit të saj, serbit Mirosllav: “-Po ti a e kupton se sa të vështirë e kam unë që e kam përjetuar masakrimin nga shokët e tu?

Kam mbi tre muaj që nuk bëj çdo natë as tamam katër orë gjumë. Për më tepër e më keq, as me qetësues dhe gjumë sjellës me doza të forta. Shpesh unë ua prish gjumin edhe nënës dhe Ardianit me ulërimat e mia, kur mes ëndrrës kujtesa më gremis në humnerën e asaj nate të kobshme! Ndoshta më kanë dëgjuar e më dëgjojnë edhe tek shtëpia jote…”

Ëndrrat dhe skenat e marrëdhënive seksuale janë si një epërsi në favor të stilit narrativ të Xhevatit, jo thjeshtë si skena, por si metafora të fuqishme mbi vlerat e personazheve shqiptarë. Ndoshta është nga të paktë romane shqiptare që operon me teoritë e Frojdit. Autori e shpreh që në fillim se ky roman i kushtohet femrave shqiptare të Kosovës të dhunuara dhe të masakruara shpirtërisht, moralisht dhe fizikisht nga ushtarët serbë…

Çdo pasazh subjekti i romanit “Dashuri në detin e urrjetjes” është pjesë e së tërës, asaj që përfaqëson dhe thelbin e romanit, duke dhënë mesazhin se paqja është e mundshme mes të pamundërës, duke tejkaluar kufijtë e dallimeve racore apo nacionale, veti të trashëguara nga koha e tribuve. Xhevat Mustafa ka ditur bukur të organizojë para lexuesit mesazhin e paqes së mundshme si rrëfim, sepse ka hyrë në detaje edhe pse herë- herë tejkalon me shumë hollësira nganjëherë jo të domosdoshme.

Por ai ka të drejtën e vet dhe kështu siç është. Ky roman ka vlerat më të larta mbi këtë rrëfim për të cilin studjuesi Stavri Trako ka theksuar me të drejtë se është “Rrëfim bashkëkohor dhe emocionues, misteresh e raportesh shpirtërore të personazheve të tij, të dy etnive, në një amfiteatër modern,një tragjedi ballkanike e kohës sonë.

” Për nga mënyra se si Xhevat Mustafa operon me “bisturi të mprehtë“ mbi ngjarjet reale, arrin që të kombinojë edhe ato ireale, duke na dhënë një roman të kohës sonë, një personazh statujë të femrës kosovare. I gjithë romani është një pamflet thirrës që me klithmat e personazheve, me dashuritë njerëzore që bëhen në atë det urrejtjeje, gjen dhe përhap rreze optimizmi. Është ky optimizëm që vetë Xhevati e ka parashikur në një të ardhme të Kosovës vite të tëra më parë. Është simbioza e gazetarit dhe shkrimtarit e padiskutueshme me një ADN të vetme, atë të mendjes krijuese të Xhevat Mustafës.

Tashmë fara e hedhur me romanin “Dashuri në detin e urrejtjes” ka mbirë dhe romani po kalon nëpër duar lexuesish të Kosovës, Shqipërisë e të tjera trojeve shqiptare. Sistemi filozofik është tabani stilistik i romanit që ka sjellë një roman të dorës së parë në letërsinë shqipe. Unë i uroj udhëtim të mbarë në këto kohë ende të turbullta.

Autori: Këtë roman, ashtu si atë “Dashuri diktatori”, mund ta gjeni në Tiranë në Librarinë në Rr.“Hoxha Tahsim” ose e Porcelanit, menjëherë pas pikës së karburantit, në krahun e majtë në drejtimin nga mali i Dajtit, rreth 40 metra më tutje “Qendrës Stefan” tek Pazari i Ri e gati përballë me Klinikën “Sulçebe”!

Në Kavajë në Librarinë e Xhevdet Gjeçit, gati përballë me shkollën “RILINDJA”(ish “24 Maj”)...Çmimi 800 lekë! Ndërsa në Prishtinë, në Librarinë “BUZUKU” në Sheshin “Nënë Tereza”, tek Kinema ABC dhe në Librarinë në Sheshin Edit Durham, afër statujës së Joined Facebook June 5, 2009. Nga dt.5-9 qershor edhe në Panairin e Librit, në stendën e Shtëpisë Botuese “BUZUKU” Çmimi 8 euro!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat