Duqi i Kulakut

Kultura

Duqi i Kulakut

Nga: Sami Mulaj Më: 7 qershor 2024 Në ora: 16:03
Autori Sami Mulaj

Tek po zbriste bri një kodrine, në anë të një lëndine ngjitë me rrugën, një burrë po shpejtonte me e mbulue një mullar me barë, pasi kishte nisë një shi bukur i rreptë…

Rrugëtari duke i ditur hallin se vetëm ai nuk mund ti vendoste kapuçin e mullarit…e thërret dhe pa e pyetur i thotë hyp në mullar se po të ndihmojë e ta gjuj unë dukin e barit.

Me shumë gëzim për fatin që i erdhi hidhet maje mullari dhe e pret, gati sa nuk e rrokë dukin e barit që ja gjuan udhtari i pa njohur…

Mbasi e vë kapuçin e sanës, hypë kembëkryq mbi duqin e fundit, tani i lumtëruar se e siguroj barin pa u prishë prej shiut dhe e ndezë llullën e duhanit dhe kutin e duhanit ja gjuan udhtarit në lamë, që nuk e njihte se kush ishte…

– Dridhe një e ndeze dhe një tjetër merre për rrugë i thotë prej majes së sanës e më thuaj edhe kush je e nga po vjen o burrë i mirë !

– Jam prej kreut të katundit, i shpisë ngjitë me ahishtë ja kthen ….

– Si, si bërtet me të madhe, a kulaku …?!

E pa një pa dy ja heq duqët e fundit mullarit…Ma mirë me myk le ta hanë lopët sanën se sa të terune prej kulakut…?!

E mos t’na vijnë çudi kur një ditë të rrëzojnë urat në Kukës e të shembin edhe tynelet në Kalimash…se i ka ba “Nongrato” kulaku….?!

Është rrugë e “asgjëkundit” ka thanë “qoftlargu”e shumë e gjerë për ketë popull që e ka përgjysmuar e marrë arratinë prej “qefi”thotë globalistiGjati….

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat