Poezi nga Xhelal Hoxha

Kultura

Poezi nga Xhelal Hoxha

Nga: Xhelal Hoxha Më: 7 qershor 2024 Në ora: 09:34
Xhelal Hoxha

“Sa është bërë mirë, po duket akoma më keq?!
Ka hy djalli n’mes nesh, heu mozomakeq!”

“Siç thotë filozofia e mençur e urtë popullore
Me një formë që dikur heret, e pak s’i të vjetër
Që duket sheshazi dhe kallauz nuk donë
Apo hapur në një formë të re fjetur
Që komplet fshihet, dhe aspak nuk po dihet”.

Duket qartazi një formë e re e krejt tjetër
Që nuk i bindet apsolut realitetit të vjetër
Ngase vazhdimisht fare s’punon e proteston
Ndonëse kundër vet vetës, vendit dhe shtetit...

Çdo njeri që nëse punon, mund edhe të gabon
Gabimet janë njerëzore, ndërsa faljet janë hyjnore
Prandaj, kur ai-ajo gabon ndonjë here pa qëllim
Në  fund kërkojnë falje, edhe mund të ndalen
Mirëpor, kur njeriu gabon me mendim e qëllim
kurrë nuk banë dhe nuk duhet që t’ju falen

Nga njëherë, edhe heshtja e dikujt është pranim
Thuhet se ndoshta është pranim-dorëzim pa vendim
Apo revoltë e rebelim i njeriut të pa vend e mend
Do të thoshte poeti ynë, Dritëro Agolli:
“Njeriut të pa mend, që një vend e çmend!”.

Ju lutem mosni, deri kur kështu !?
"Deri kur kështu, po thotë e po pret populli?!"

Ai njeri i cili do qoftë, që zgjidhët për shoqëri
Ku qëndron në krye të një vendi, zi e ma zi
Si në Kosovë, po ashtu edhe në Shqipëri!
Duhet të punon drejt, siç thotë populli:
Ha ki kat, me zemër shpirt e mendje dukat
Siç i ka hije një njeriu, që është e mbetet njeri

Ka nisur po i vije erë e keqe këtij kundërmimi
Dhe me i humbë komplet durimi e kuptimi
kësaj pritje të stërzgjatur e monotone
Edhe në institucione ka shumë polemikë
Por më shumë gjithsesi po shihet haptazi e qartazi
Kjo është s’i duket komplet një puro politikë

Duhet të kuptohet mirëfilli gjithmonë në përgjithës
Te ne, kanë filluar mospajtimet e dallimet sheshazi
Me polemikat edhe për një gjë të re...te ne edhe për fe...
Mirëpor, fe e mbi fe, duhet të kemi njerëzi e dashuri
Shumë unitet për tonin shtet, dhe më së shumti atëmëmëdhe

Ne si një shoqëri e hapur e demokratike në përgjithësi
Me një sistemin shkollor e arsimor në veçanti
Duhet të kemi parime e principe, por edhe moral njerëzor
Fisnik, intelektual, shkollor, fetar, politik e arsimor

Prandaj, ju lutem shumë:Mosni!Deri kur kështu?
Mos të bëhemi keq shumë keq, heu mozomëkeq!
“si duket këta nuk janë me popullin, apo me Zotin e natyrën?
Siç shihet e qartazi po dihet, si duket mund të jenë me larg qoftë
Mos ndoshta, këta ishin e janë përsëri me dreq?!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat