Hejdi Mehmeti që i këndon bukur këngës shqipe

Kultura

Hejdi Mehmeti që i këndon bukur këngës shqipe

Më: 5 qershor 2024 Në ora: 18:13
Hejdi Mehmeti

Megjithëse ai ka lindur dhe jeton në Amerikë, kurrë nuk ka harruar gjuhën dhe traditat e muzikës shqiptare.

E kemi fjalën për artistin Hejdi Mehmeti, i cili vetëm pak ditë më parë solli një super potpuri me titullin "Kolazh Popullor" që mund ta dëgjoni dhe të klikoni në linkun më poshtë. Artisti, me origjinë nga Ana e Malit në Ulqin, duket në plan të parë sikur këndon vetëm muzikë folk në Instagramin e tij, por gaboheni.

Hejdi është i angazhuar në shumë zhanre muzikore dhe është kudo i kërkuar për talentin e tij të shquar.

Kujtojmë se artisti, i cili ka kënduar për më shumë se dy dekada, u prit shumë mirë disa javë më herët me një projekt të mrekullueshëm që mban titullin "Fedtojmë shqip në Diasporë". Ai gjithashtu është duke punuar në dy projekte të reja muzikore që do të dalin së shpejti, njëra prej të cilave është kushtuar Isa Boletinit, për të cilin presim me padurim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat