I thua falëm, ajo s’të fal

Kultura

I thua falëm, ajo s’të fal

Nga: Dedë Preqi Më: 5 qershor 2024 Në ora: 09:03
Dedë Preqi

Sa herë bëhët e bezdishme

E ngrysur dhe pa fare shije,

E ftohtë si akulli t’lidhet shall

I thua kot falëm, ajo s’të fal.

 

Nuk i beson optikës tënde

Për rreth si vorbull planetesh,

Atje largë gallaksi e pa parë

Presin rend e pa rend si n’pazar.

 

Vetëm frika të merr për dore

Me rruzare t’lëmuara n’grusht

Kalon nëpër urën mëkatnore

Aty ku sëcili do zihet ngusht.

 

Po e ktheve kokën i hutuar

Të përpijnë djajt me një hurpë,

Dhe të shpiejnë në ndonjë zgurë

Aty ku se ke ëndërruar kurrë.

 

Ata që nuk kanë bërë turpe të rënda

Gjithë shkëlqimi i kësaj bote do shkrep,

Atje në një botë tjetër ku rrinë shenjtëria

Rethuar plot me dhurata si fëmija në djep.

 

Për fat të keq askush nuk u kthy me na tregu

Me gjunj të gjakosur dhe gishta të thyer,

Dhe do vie e të të prek dhe të të rrëfejë

Me arkivolin mbi supa se çfarë është përtej…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat