Sytë

Kultura

Sytë

Nga: Enver Sulaj Më: 4 qershor 2024 Në ora: 12:02
Enver Sulaj

Sytë janë njësoj

Në çdo tokë

Në çdo dallgë

Sytë vrasin njësoj

Në çdo përshpërimë

Në çdo cekëtinë

Kur Zoti krijoi njeriun

I fali sytë 

Për të parë veten

Dhe djallëzinë

Sytë janë qelq i pathyeshëm njerëzie

Janë shteg i hapur së voni mes shkurresh në korie

Nuk lindën kot urimet

"M'u verbofshin sytë"

"Të plaçin sytë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat