Në qytetin Valhalla u mbajt Dita e Trashigimisë Shqiptare

Kultura

Në qytetin Valhalla u mbajt Dita e Trashigimisë Shqiptare

Nga: Xheladin Zeneli Më: 4 qershor 2024 Në ora: 07:25
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të Dielën, me 2 Qershor 2024 në qytetin Valhalla (Westshester-NY) u mbajt Dita e Trashigimisë Shqiptare, një aktivitet tradicional i organizuar nga Qendra “Nënë Tereza” i Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale.

Falë kohës së mirë për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme në hapësirë të hapur, aty ishin të pranishëm disa mijëra bashkëkombas dhe pjesëtarë të komunitetit tonë nga Nju Jorku me rrethinë.

Për të pranishmit kënduan këngëtarët Valdet Luka, Ermina Bushi-Lleshaj kurse me muzikë shqiptare u përkujdes DJ Edi.

Por ajo çfarë e veçon këtë aktivitet është paraqitja në skenë e fëmijve shqiptarë e të gjitha grupmoshave ( gjenerata e parë, e dytë por edhe të tretë e lindur në Amerikë), me veshjet dhe kostumet tona të bukura kombëtare duke recituar, kënduar dhe vallëzuar vetëm shqip, këngë e valla me motive nga të gjitha trojet shqiptare.

Janë pra këto fëmijë që i japin kutim dhe domëthënie të plotë Ditës së Trashigimisë Shqiptare dhe janë këto fëmijë, voglushë dhe të rinjë,krenaria e komunitetit tonë .

Po shkëpus për ju disa inxhizime, praqitje të grupit artistik “Rozafati” , në mes tjerash edhe me një valle të Çamërisë, të drejtuar nga koreografja e njohur Angjelina Nika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat