Gocat – Galeria më e madhe e artit bashkëkohor nga Fondacioni Mane

Kultura

Gocat – Galeria më e madhe e artit bashkëkohor nga Fondacioni Mane

Më: 3 qershor 2024 Në ora: 17:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Galeria e artit GOCAT është qendra më e re artistike nga Fondacioni Mane. Galeria e artit bashkëkohor Tirana ose e njohur shkurt si GOCAT, me inicialet e emrit (Gallery Of Contemporary Art Tirana) krijon një mundësi të jashtëzakonshme për artistët dhe publikun e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut por edhe më gjerë.E vendosur në mjediset e Piramidës në Tiranë ajo është e hapur dhe e orientuar drejt botës së artit kombëtar dhe ndërkombëtar, me salla ekspozimi që janë pa kosto për artistët dhe gjithashtu pa pagesë për vizitorët.

Qëllimi i vetëm i kësaj hapësire dhuruar nga Fondacioni Mane, fondacion i themeluar nga Samir Mane, Presidenti i Grupit BALFIN, është promovimi i artit bashkëkohor, si dhe edukimi i publikut, veçanërisht i të rinjve dhe afrimi i tyre me artin. Audienca është e ftuar të njihet me idetë, tendencat, mediumet dhe format artistike të ditëve të sotme. Galeria mirëpret vizitorë nga rajoni por edhe turistë që duan të vizitojnë hapësira arti në kryeqytet dhe hyrja për publikun do të jetë falas.

Galeria u çel me ekspozitën e artistit Driant Zeneli, që përcjell një tematikë interesante; “Those who tried to put the rainbow back in the sky”. Ai sjell për herë të parë në Shqipëri një ekspozitë vetjake, me punë në mediume të ndryshme si: skulpturë, vizatime, film dhe performancë.

Ekspozita është e hapur për admiruesit e artit nga e marta në të diel, në oraret 10:00-14:00 dhe 17:00 – 20:30, me punimet që i shtyjnë vizitorët drejt një eksplorimi sublim të potencialit njerëzor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat