Bardhylit - Heroit të fjalës së lirë

Kultura

Bardhylit - Heroit të fjalës së lirë

Nga: Familja Ajeti Më: 3 qershor 2024 Në ora: 00:02
Bardhyl Ajeti

Do të vdisja për të vërtetën

sa herë të jetë nevoja,

kështu m' edukoi nëna,

Kështu m' deshi Kosova

Për gazetarët e rinj,

do të mbetesh frymëzim,

e vërteta duhet t' thuhet

edhe nën kërcënim.

Deri në frymën e fundit,

do të kërkojmë DREJTËSI.

Do ta gjejmë dorasin,

që të vrau Ty.

Bardhyli ynë i dashur,

krenaria jonë,

Derisa të vijmë tek ti ,

çdo ditë do të lotojmë

Me shpirtin e vrarë, me zemër të rënduar, me kujtim të përhershëm: Vëllai Fitimi, nipat Rinori, Nebiu e Rrezoni dhe kunata Sadetja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat