Një Qershori dita e fëmijëve!

Kultura

Një Qershori dita e fëmijëve!

Nga: Adem Bytyçi Më: 2 qershor 2024 Në ora: 17:33
Autori Adem Bytyçi

Sot është një qershori ditë e bukur

Edhe qielli e toka

Deti, hëna

Dhe dielli qeshin

Natyra veshur n' gjelbërim

T ‘gjithë fëmijët e botës i përshëndesin .

Sot është dita

E t ‘gjithë fëmijëve t ‘Botës

Luleve m' të bukura t ‘jetës

Pa fëmijë Bota nuk do të qeshte

Planeti do dukej si një vullkan i vdekur.

Fëmijët janë pasuria më e madhe e Botës.

Pa fëmijë Bota gjithmonë do të qante

Dhe as njëherë nuk do t ‘qeshte

Do të dukej si një gërmadhë pas lufte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat