Dikujt

Kultura

Dikujt

Nga: Xhelal Hoxha Më: 20 prill 2024 Në ora: 15:09
Xhelal Hoxha

Gjithëkujt n'këtë botë, qoftë boshe, apo e plotë
Ka diçka plotsim dhe ma shumë mungesë në jetë
Një jetë të rreme që s’dihet, një jetë që dihet t’vërtetë
E jeta, si jeta si duket, me ta gjithmonë është përballë...

Kjo është e provuar e vërtetuar ndoshta shpeshherë
“Te njeriu i vdekur dhe te ai që është ende i gjallë!”
Ndonëse jeta ishte, është e do t’jet, shkallë, shkallë...

Dikujt çka është ma së keqi, i mungon njohja e dija e tij
Dikujt guximi,
dikujt shëndeti,
dikujt trimëria,
dikujt marifeti,
dikujt dashuria,
dikujt intelegjenca,
dikujt pastërtia,
dikujt kënaqësia,
dikujt pasuria,
dikujt lumturia,
dikujt atdhedashuria
dikujtë...

“Ndoshta si duket gjithkush, kur ta përfundoi këtë jetë?
Lufton me sëmundje, nuk dorëzohet nga dhimbjet lehtë
Shkon jo i qetë,“si ta hudhish leht njejt një shigjetë”
Ngase është e dëshmuar shpeshhere, me jetë e vdekje!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat